15.5 C
Tirana
HomeKISHA i prek hiri i Hyjit edhe çiftet “e papërsosura”?
HomeKISHA i prek hiri i Hyjit edhe çiftet “e papërsosura”?

A i prek hiri i Hyjit edhe çiftet “e papërsosura”?

Nëse është kështu, atëherë bashkësitë tona duhet të mësojnë të mirëpresin, të shoqërojnë dhe integrojnë çifte “të papërsosura”, jo për mëshirë, por me dëshirën dhe vetëdijen se mund të realizojnë Mbretërinë e Hyjit këtu dhe tani, jo “pavarësisht” atyre, por “me” ta dhe falë pranisë së tyre.

Aftësia për t’u hapur ndaj diçkaje që nuk e kuptojmë plotësisht duhet të jetë prerogativë e çdo besimtari.

[Leximi psikoanalitik i “Amoris laetitia” nga psikologu Nicolò Terminio mbi modalitetet e mirëpritjes autentike tërheq vëmendjen: marrëdhëniet e parregullta mund të thonë diçka mbi dashurinë e Hyjit]

Si është e mundur ta mbash, me kalimin e kohës, premtimin e dashurisë së shprehur në martesë? Dhe si është e mundur t’i mirëpresim në Kishë çiftet që dëshirojnë të afrohen më shumë me Hyjin, por që kanë një martesë të mëparshme pas tyre? Pyetje kyçe, të cilave përpiqet t’u përgjigjet libri Premtimi i dashurisë. Mirëpritja dhe shoqërimi i “çifteve të papërsosura”: një lexim psikoanalitik i Amoris laetitia (Editrice Effatà), një vëllim i dendur dhe preciz i psikologut dhe psikoterapistit Nicolò Terminio, i cili praktikon psikoanalizën në studion e tij dhe është pjesë e ekipit në Qendrën Telemaco në Torino. (Qendra për Psikanalizë dhe Marrëdhënie Edukative); për më tepër, ai punon edhe si mbikëqyrës në shërbime të ndryshme trajtimi të varësive patologjike, është anëtar i Shoqatës Milaneze të Psikoanalizës, jep mësim në Institutin Kërkimor të Psikanalizës së Aplikuar në Milano dhe në Shkollën Coirag në Torino.

Faqet lindin nga të qenit anëtar i ekipit të Shërbimit Baritor Amoris laetitia të dioqezës së Torinos, lidhur me personat që gjenden në situata komplekse. Një përvojë që i zbuloi se “sa misioni i Kishës është i orientuar drejt pranimit të të gjithë njerëzve, me synimin dhe dëshirën për të bërë të mundur që secili të ketë një marrëdhënie me Hyjin dhe me krejt bashkësinë kishtare. Nga kjo përvojë lindi dëshira ime për t’u thelluar më shumë mbi temën e mirëpritjes, siç porositet nga Nxitja apostolike Amoris laetitia e Papa Françeskut.

Autori shpjegon: «Në këtë libër jam ndalur tek aspektet që i konsideroj si kushte paraprake të nënkuptuara të çdo procesi psikologjik-marrëdhënior të mirëpritjes. Urimi im është që lexuesi të gjejë stimuj dhe reflektime të përshtatshme për të krijuar një hapësirë ​​mirëseardhjeje dhe pajtimi. Besoj se ky është një nga kontributet e mundshme të psikanalizës për të gjithë ata që “punojnë” për të përkrahur takimin me Tjetrin». Njëmend, thekson ai, «psikanaliza merret me ato pengesa marrëdhëniore që e kanë origjinën e tyre në dinamikat e pavetëdijshme që veprojnë përtej vetëdijes. Jam përpjekur që të nxjerr në pah këto dinamika dhe të tregoj se si teoria psikoanalitike mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë konceptet e dashurisë, empatisë, kreativitetit, dëshmisë, mirëbesimit, tjetrit dhe jetëdhënies. Bëhet fjalë për koncepte themelore që mund të ofrojnë një çelës për shndërrimin e situatave komplekse në një mundësi jetëdhënëse, si për njerëzit që i jetojnë ato, ashtu edhe për bashkësinë që i mirëpret ato».

Kësisoj, besimtarët dhe punëtorët baritorë janë të thirrur që të «dëshmojnë një dëgjim që bën të rikumbojë zëri i thirrjes». Në veçanti, rruga e kreativitetit na lejon të «përballemi me situata të reja në një mënyrë të re. Vetëm në këtë mënyrë – siç uron dhe sugjeron Amoris laetitia – martesa mund të përtrajtësohet si një rrugë dinamike e rritjes dhe realizimit, e jo si barrë për t’u bartur gjatë gjithë jetës. (…) Në të njëjtën kohë, kreativiteti realizohet edhe në marrëdhëniet me ato situata që mund të duken të papërsosura, sepse vetëm nëse u qasemi këtyre personave në një mënyrë autentike krijuese, ne jetojmë mirëpritjen autentike».

Nuk ka, pra, çifte të serisë A dhe të serisë B. Në parathënien e librit, Luca Carando dhe Ileana Gallo, përgjegjës së Zyrës për Baritoren e Familjes në Dioqezën e Torinos, e shprehin qartë: «Dashuria është një e mirë e brishtë, e cila duhet ndërtuar dhe kujdesur. Pika kryesore e misionit tonë është t’i pajtojmë personat që takojmë me thirrjen e tyre për t’u realizuar në dashuri». Dhe këmbëngulin: « “Hiri” merr fund me dështimin e martesës apo vazhdon të veprojë edhe në një thirrje të dytë, në një bashkim të dytë? A mund të na thotë dashuria e një çifti të rindërtuar, “të parregullt” diçka për dashurinë e Hyjit? A mund të jetë frytdhënëse për çiftin, për fëmijët, për të tjerët, për bashkësitë e krishtera? Ne mendojmë se Zoti nuk i braktis kurrë bijtë e vet dhe nuk ndalet kurrë së dhuruari atyre Dashurinë dhe kur Dashuria e Hyjit mirëpritet, është gjithmonë një dhuratë frytdhënëse për ne dhe për të tjerët. Nëse është kështu, atëherë bashkësitë tona duhet të mësojnë të mirëpresin, të shoqërojnë dhe integrojnë çifte “të papërsosura”, jo për mëshirë, por me dëshirën dhe vetëdijen se mund të realizojnë Mbretërinë e Hyjit këtu dhe tani, jo “pavarësisht” atyre, por “me” ta dhe falë pranisë së tyre».

Prandaj, «kalimi nga gjykimi te mirëpritja/pranimi kërkon gatishmërinë për t’u harmonizuar me empati me kompleksitetin dhe tjetërsinë e njerëzve që takojmë, duke mposhtur tundimin e gjykimit». Bashkëshortët Carando-Gallo pranojnë se nuk është e thjeshtë «për bashkësitë, si dhe për njerëzit që i përbëjnë ato, që t’i braktisin skemat e tyre interpretuese të realitetit, sa garantuese aq edhe kufizuese, dhe të hapen ndaj takimit me tjetrin dhe historinë e tij, shpesh kaq e vështirë për t’u kuptuar. Megjithatë, aftësia për t’u hapur ndaj diçkaje që nuk e kuptojmë plotësisht duhet të jetë prerogativë e çdo besimtari”.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme