15.5 C
Tirana
HomeKryesorLUMTURIA E VËRTETË ËSHTË E MUNDUR VETËM NË DASHURINË E ZOTIT
HomeKryesorLUMTURIA E VËRTETË ËSHTË E MUNDUR VETËM NË DASHURINË E ZOTIT

LUMTURIA E VËRTETË ËSHTË E MUNDUR VETËM NË DASHURINË E ZOTIT

Nëse nuk e duam Zotin dhe nuk besojmë në jetën e përjetshme, si mund të jemi, në fund të fundit, të lumtur me mendimin se një ditë ne vetë do të zhdukemi, se njerëzit që duam nuk do t’i shohin më dhe se vdekja do t’i rrëmbejë prej nesh në mënyrë të pakthyeshme?

Shumë njerëz e dëshirojnë lumturinë më shumë se çdo gjë tjetër, por problemi i vërtetë qëndron në përsiatjen mbi lumturinë sipas një këndvështrimi thjesht personal dhe egoist dhe në kërkimin e saj në gjërat e kësaj bote, pa kuptuar se lumturia e vërtetë mund të gjendet në dashurinë e Zotit.

Pa e dashur Zotin, nuk do të mund t’i donim as të afërmit tanë; e si do të mund t’i donim të tjerët dhe Zotin prej momentit që është e njëjta gjë? «Nëse ndokush thotë: ‘E dua Hyjin’, e këndej e urren vëllain e vet, është gënjeshtar. Sepse kush nuk e do vëllain e vet që e sheh, Hyjin që nuk e sheh, s’mund ta dojë. Prej tij e kemi edhe këtë urdhër: Kush e do Hyjin, duhet ta dojë edhe vëllain e vet». (1 Gjn 4, 20-21).

Nëse nuk e duam Zotin dhe nuk besojmë në jetën e përjetshme, si mund të jemi, në fund të fundit, të lumtur me mendimin se një ditë ne vetë do të zhdukemi, se njerëzit që duam nuk do t’i shohin më dhe se vdekja do t’i rrëmbejë prej nesh në mënyrë të pakthyeshme?

Pa besimin në Zot, lumturia në këtë tokë nuk është tjetër veçse një konsumim i thjeshtë i emocioneve, një gjallim në egoizmin vetjak, ose e thënë me fjalë të tjera: lumturia, ajo e njëmendta, është e pamundur. Megjithatë, shumë janë të shkretët e mashtruar që besojnë se lumturia është e mundur në kurriz të të tjerëve. Si arrihet deri  në atë pikë sa çmohet e besueshme kjo lloj “lumturie”?

Problemi qëndron në vlerësimin e gjërave të kësaj bote, të cilat për nga natyra e tyre janë të përkohshme dhe kalimtare, më të larta se gjithçka. Problemi qëndron në mos vendosjen e Zotit në qendër të të gjitha aktiviteteve tona, si mjetin dhe qëllimin përfundimtar të ekzistencës sonë. Për shumë njerëz, karriera, suksesi ekonomik dhe fama janë më të rëndësishme se dashuria për Zotin dhe njerëzit. A mund të dashurohet paraja më shumë se i Plotfuqishmi që është dashuri e kulluar, urtësi e pafund dhe dritë e përjetësisë? Është e qartë se pa besimin në Zot, vdekja shndërrohet në një dordolec të frikshëm, një burim ankthi dhe shqetësimi. Pa besimin në Zot, njeriu bëhet skllav i kësaj bote, i formave të saj të zbrazëta, i iluzioneve të panumërta të saj, dhe për rrjedhojë bëhet i shantazhueshëm, egoist, në luftë të vazhdueshme me gjithçka dhe me këdo.

Kushdo që e do Zotin fiton mbrojtje shpirtërore kundër sulmeve të kësaj epoke dritëshkurtër, e cila përpiqet në çdo mënyrë ta lëndojë besimin tonë, qetësinë tonë, paqen tonë. Ata që e duan Zotin mund të veprojnë në jetën e përditshme në mënyrë të çlirët, sikurse shën Dominik Savio, i cili ndërkohë që përgatitej për të luajtur me shokët e tij, kur e pyetën se çfarë do të bënte nëse vdekja do të vinte për ta marrë brenda pak orësh, ai u përgjigj me qetësinë dhe vendosmërinë më të madhe: “Thjesht do të vazhdoja të luaja”.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme