Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta II, u shpreh ngushëllimet më të ndiera Madhërisë suaj, anëtarëve të familjes mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuelthit”. Kështu i shkruan Papa Françesku mbretit të ri të Anglisë, Charles III (Karli III).
“Bashkohem përzemërsisht me të gjithë ata, që e vajtojnë – vijon Papa – duke u lutur për pushimin e amshuar të mbretëreshës së ndjerë dhe duke i bërë homazhe jetës së saj në shërbim të palodhur për të mirën e Kombit dhe të Komonuelthit, shembullit të saj të përkushtimit në detyrë, dëshmisë së saj të patundur të besimit në Jezu Krishtin dhe shpresës së saj të fuqishme në premtimet e tij”.
“Duke ia besuar shpirtin e saj fisnik mirësisë së mëshirshme të Atit tonë Qiellor – lexohet në tekst – e siguroj Madhërinë tuaj për lutjet e mia që Zoti i Plotfuqishëm t’ju mbështesë me hirin e tij, që s’mungon kurrë, ndërsa merrni tani përgjegjësitë tuaja të larta si Mbret. Për ju dhe për të gjithë ata, që ruajnë kujtimin e nënës suaj të ndjerë – përfundon Françesku – i kërkoj Zotit shumë e shumë bekime hyjnore si premtim ngushëllimi dhe force në Të”.