Fjalimi i përvitshëm i Papës para trupit diplomatik të akredituar në Vatikan, është ndër fjalimet sintezë më të rëndësishme të tij përgjatë vitit. Rëndësia për të cilën e kam fjalën është ajo e vizionit që Papa ka për situatën socio-politike të globit.
Katër kanë qenë temat e fjalimit të sotshëm:
1- PANDEMIA
Kujdesi për njëri – tjetrin, vaksinimi si mënyra më e arsyeshme për t’i bërë ballë situatës dhe aksesi i barabartë për të gjithë popujt në procesin e vaksinimit.
2- EMIGRANTËT
Thirrje për gjetjen e zgjidhjeve që nuk i lënë shkas kriminalitetit për të shfrytëzuar situatën; mosmbyllja e kufijëve dhe hartimin e politikave për pritjen e tyre.
3- KLIMA
Dialog midis vendeve për të ndalur abuzimet me natyrën. Ky dialog duhet të jetë gjithpërfshirës dhe jo përjashtues. Të gjithë duhet të kenë zë.
4- PAQJA
Së pari ndalja e menjëhershme e prodhimit të armëve bërthamore, të cilat vënë në rrezik vetë ekzistencën e njeriut, si të pamoralshme e po ashtu ndalimin e prodhimit të armëve.
Së dyti Papa ripohon edhe një herë tre pikat e mesazhit të tij të Paqes i lexuar me datë 1 janar:
➡️ Edukimi
➡️ Puna
➡️ Dialogu