16.5 C
Tirana
HomeLajmePapa drejtuar trupit diplomatik: Sfidat e mëdha të kohës sonë janë të...
HomeLajmePapa drejtuar trupit diplomatik: Sfidat e mëdha të kohës sonë janë të...

Papa drejtuar trupit diplomatik: Sfidat e mëdha të kohës sonë janë të gjitha globale

Fjalimi i përvitshëm i Papës para trupit diplomatik të akredituar në Vatikan, është ndër fjalimet sintezë më të rëndësishme të tij përgjatë vitit. Rëndësia për të cilën e kam fjalën është ajo e vizionit që Papa ka për situatën socio-politike të globit.

Katër kanë qenë temat e fjalimit të sotshëm:

1- PANDEMIA

Kujdesi për njëri – tjetrin, vaksinimi si mënyra më e arsyeshme për t’i bërë ballë situatës dhe aksesi i barabartë për të gjithë popujt në procesin e vaksinimit.

2- EMIGRANTËT

Thirrje për gjetjen e zgjidhjeve që nuk i lënë shkas kriminalitetit për të shfrytëzuar situatën; mosmbyllja e kufijëve dhe hartimin e politikave për pritjen e tyre.

3- KLIMA

Dialog midis vendeve për të ndalur abuzimet me natyrën. Ky dialog duhet të jetë gjithpërfshirës dhe jo përjashtues. Të gjithë duhet të kenë zë.

4- PAQJA

Së pari ndalja e menjëhershme e prodhimit të armëve bërthamore, të cilat vënë në rrezik vetë ekzistencën e njeriut, si të pamoralshme e po ashtu ndalimin e prodhimit të armëve.

Së dyti Papa ripohon edhe një herë tre pikat e mesazhit të tij të Paqes i lexuar me datë 1 janar:

➡️ Edukimi
➡️ Puna
➡️ Dialogu

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme