10.5 C
Tirana
HomeEditorialRreth shkrimeve "Libri i së vërtetës" dhe "Kryqëzata e lutjes"
HomeEditorialRreth shkrimeve "Libri i së vërtetës" dhe "Kryqëzata e lutjes"

Rreth shkrimeve “Libri i së vërtetës” dhe “Kryqëzata e lutjes”

Nga Imzot George Frendo dhe Imzot Arjan Dodaj

Gjatë këtyre viteve të fundit janë shpërndarë shumë kopje të librave me titull “Libri i së Vërtetës” (në dy vëllime) dhe “Kryqëzata e Lutjes”, nga një grua irlandeze (Mary McGovern, e martuar me mbiemrin Carberry), që e quan vetveten “Maria e Mëshirës Hyjnore”. Ajo pretendon se ka pasur vizione nga Jezusi dhe nga Zoja Mari.

Pasi ka bërë disa hetime, Kisha ka vendosur ta ndalojë këtë grua të shpërndajë doktrinën e saj të gabuar.

Një lexim i mesazheve të kësaj gruaje tregojnë qartë se janë fallco. Shumë ipeshkvinj në shumë vende kanë shkruar se mesazhet që kjo grua thotë se janë nga Jezu Krishti janë, në fakt, heretike. Këto “mesazhe” nuk janë në përputhje me Ungjillin. Thotë se janë mesazhe nga Jezusi, por sigurisht nuk është Jezusi i vërtetë, pasi “Jezusi” i saj shpall urrejtje, terror dhe shpifje. Tregon shumë urrejtje ndaj Papa Françeskut, i cili, sipas saj, “nuk është prej Zotit” por është “një profet fallco, bashkëpunëtor i Antikrishtit”. Kjo grua është shumë kundër Kishës Katolike. U thotë katolikëve të lusin Rruzaren, por njëkohësisht i nxit të luten për vdekjen e Papa Françeskut.

Prandaj jemi ndjerë të detyruar t’u drejtohemi besimtarëve tanë që mos të marrin pjesë në aktivitete të organizuara nga grupe të frymëzuara nga shkrimet e kësaj gruaje, as mos të pranojnë dhe të lexojnë këta libra: “Libri i së Vërtetës” (dy vëllime) dhe “Kryqëzata e Lutjes”.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme