7.5 C
Tirana
HomeDioqeza SapëMeshë falenderimi për misionarët Godfredo Maria Leonardis, Tiziana D’Andrea dhe Mariapalma di...
HomeDioqeza SapëMeshë falenderimi për misionarët Godfredo Maria Leonardis, Tiziana D’Andrea dhe Mariapalma di...

Meshë falenderimi për misionarët Godfredo Maria Leonardis, Tiziana D’Andrea dhe Mariapalma di Batista

Violeta Marashi

Këto ditë në famullinë “Shën Panteleoni” në Mabë, është kremtuar mesha e falenderimit për misionin e tyre 10 vjeçar të misionarëve laikë nga Dioqeza e Pescarës, Gofredo Maria Leonardis, Tiziana D’Andrea dhe Mariapalma di Batista.

Të pranishëm ishte ipeshkvi i vendit, imzot Simon Kulli, besimtarët, meshtarë e motra, miq të misionarëve si dhe meshtarët, ish famullitarë të kësaj famullie nga Pescara, dom Ezio Pietropaolo dhe dom Massimo di Lullo. Mesha u udhëhoq nga Imzot Simon Kulli, i cili në fillim dëshiroj të falenderonte ipeshkvin e Pescarës, Mons. Tomaso Valentineti, për dhuratën e këtyre viteve që ka bërë, duke dërguar meshtarët dhe laikët në mision në Dioqezën tonë të Sapës.

Me dërgimin e misionarëve laikë Gofredos, Tizianës dhe Mariapalmës në këtë tokë të vuajtur e të martirizuar për Ungjillin e Krishtit, është hapur një faqe e re e bashkëpunimit ndërmjet dy dioqezave, atë të Pescarës dhe Sapës, por kjo s’do të thotë se është mbyllur me këtë vendim të bariut tuaj. Falenderoj Ipeshkvin tuaj që i ka parë nevojat tona baritore dhe u përgjigjët tash 10 vite për të na ndihmuar në zhvillimin e Kishës dhe përparimin shpirtëror të besimtarëve. Bashkëpunimi i kishave motra ka vazhduar të rrugëtojë së bashku, dhe pasi ishte e arsyeshme për baritoren në Dioqezin e tij që Don Giovanni të kthehet, dërguat Don Ezion, pastaj Dom Massimon, për të dëshmuar dashurinë dhe kujdesin që ka treguar dhe vazhdon ta tregojë për ne. Ndaj e falënderoj për dëshminë e dashurisë e të kujdesit për popullin e vendin tonë martir- përfundoi Mons. Simoni.

Edhe vetë misionarët, Gofredo, Tiziana e Mariapalma, mes emocioneve të shumta falenderuan Zotin dhe popullin e famullisë Mabë që i kanë dashur edhe mirëpritur duke iu hapurt dyert e zemrës dhe të shtëpive të tyre.

Misionarët laikë si Gofredo Maria Leonardis, Tiziana D’Andrea, dhe Mariapalma Di Battista, erdhën në Dioqezën e Sapës në verën e vitit 2012. Që prej këtij viti ato shërbyen në famullinë “Shën Panteleoni” në Mabë-Dragushë, por edhe gjatë misioneve verore në zonat malore dhe në baritoren dioqezane Shërbimi i tyre dhuruar vullnetarisht kishës ka qenë mbështetje e fortë për famullitarët e kësaj famullie, siç ishin dom Giovanni Cianciosi, dom Ezio Pietropaolo dhe dom Massimo di Lullo.

Origjina e misionit të tyre rrjedhë nga famullia e San Giovanni Bosco, ku dhe janë rritur dhe janë takuar me Zotin në dëgjimin e Fjalës dhe në Eukaristi; ku kanë mësuar shërbimin ndaj më të vegjëlve të shoqërisë (fëmijëve, të moshuarve, njerëzve në vështirësi të ndryshme), ku kanë përjetuar bukurinë edhe vështirësinë e jetës së përbashkët. Eksperienca e këtij misioni në tokën martire, i ka ndihmuar shumë mbi vullnetin e Zotit, e madje i ka bërë të kuptojnë gjithnjë e më tepër thirrjen që vetë Zoti ju ka dërguar. Vërtet nuk ka gjë më të bukur se të takosh e t’ua komunikosh Krishtin të gjithëve. Zoti jua shpërbleftë me të mira, e mision të mbarë në dioqezën tuaj.

Violeta MARASHI

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme