6.5 C
Tirana
HomeKryesor4 mënyra për ta lejuar Shpirtin Shenjt që të veprojë në jetën...
HomeKryesor4 mënyra për ta lejuar Shpirtin Shenjt që të veprojë në jetën...

4 mënyra për ta lejuar Shpirtin Shenjt që të veprojë në jetën tonë

Në prag të festës së Rrëshajëve redaksia dëshiron t’i ofrojë lexuesit një lexim shpirtëror në mënyrë që ai ta jetojë sa më me fryt këtë festë të dhurimit të Shpirtit Shenjt. Përmbajtja është e thjeshtë, e qartë dhe mjaft e frymëzuar. Lexim të këndshëm...

Ajo që na pengon të jemi të shenjtë është vështirësia për ta pranuar Shpirtin Shenjt në ekzistencën tonë

Shpirti Shenjt gjallëron jetën e të gjithëve. Është ai që brenda nesh i thërret Atit dhe e mëson njeriun t’i përngjajë Birit. Ja, atëherë, katër mënyra për ta pranuar atë në jetën tonë:

1 Të lavdërojmë dhe të falënderojmë

Ajo që na pengon t’i marrim hiret më të bollshme të Hyjit është mosnjohja e atyre që ai na i ka dhënë tashmë dhe mosfalënderimi. Sa më shumë që njeriu e falënderon Hyjin me gjithë zemër për çdo hir që ka marrë, aq më shumë Hyji do t’i japë atij hire më të mëdha. Shën Tereza e Jezusit Fëmijë thoshte:

«Ajo që i tërheq më shumë hiret e Hyjit të mirë është mirënjohja, sepse nëse e falënderojmë për një të mirë, Ai përmallohet dhe nxiton të na japë dhjetë të tjera, dhe nëse e falënderojmë përsëri me të njëjtin ndikim, se çfarë shumëzimi i pallogaritshëm hiresh ndodh! Unë e kam përjetuar, përjetojeni edhe ju dhe do ta shihni. Mirënjohja ime për gjithçka që Ai më jep nuk ka kufi, dhe unë ia pohoj atë në një mijë mënyra!».

Përveç kësaj, lavdërimi pastron zemrën dhe e përgatit atë për të marrë hirin dhe frymëzimet e Shpirtit Shenjt. Është e rëndësishme që t’ia kërkojmë shpesh Atij dritën e Tij në të gjitha vendimet dhe të mos i lëmë pas dore frymëzimet e Tij. Të gjitha rrethanat e jetës janë të mira për t’i kërkuar ndihmë: momentet e veçanta apo vendimet e rëndësishme, momentet e vështirësive në jetën shpirtërore, por edhe të gjitha momentet e jetës së përditshme pa ndonjë vështirësi të dukshme.

2 Të mos refuzojmë asgjë që vjen nga Hyji

Duhet të kemi një vendosmëri të patundur dhe të vazhdueshme për të bërë atë që kërkon Hyji. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë t’i bindemi Zotit, sepse zemra e njeriut është e brishtë, por në ato momente është e rëndësishme të mos hutohemi ose të humbim guximin. Mjafton të vazhdojmë duke dëshiruar përmbushjen e të gjitha dëshirave të Hyjit dhe t’ia kërkojmë këtë hir përmes lutjes.

3 Të jetojmë me bindje birnore dhe mirëbesim

Nëse bëjmë kujdes për t’iu bindur pëshpëritjeve të Shpirtit Shenjt, ato do të jenë edhe më të shumta dhe më të lehta për t’u dalluar. Ndërsa shpërfillja e përsëritur e bën më të vështirë perceptimin dhe ndjekjen e Shpirtit Shenjt. Për të qenë më të vëmendshëm ndaj frymëzimeve të Tij, mjafton të kryejmë vullnetin e Tij: të duash të afërmin, të ndjekësh urdhërimet e Zotit dhe mësimet e Kishës, të respektosh kërkesat e thirrjes përkatëse dhe detyrat që rrjedhin nga ajo gjendje e thirrjes…

Është gjithashtu shumë e rëndësishme që ta ruajmë një bindje të caktuar kur na vjen rasti (përveçse të jemi të gatshëm për t’u bindur), në jetën e përditshme, për të mohuar vullnetin tonë, idetë tona dhe shijet apo hobby-t, për hir të të afërmit.

4 T’ia braktisim veten Provanisë hyjnore

Ngjarjet e jetës janë shprehja më e sigurt e vullnetit të Hyjit, sepse ato nuk mund të jenë objekt interpretimesh subjektive. Nëse Hyji e sheh një person të bindur ndaj ngjarjeve, të aftë për të pranuar me qetësi dhe besim birnor atë që rrethanat e jetës i vënë para, Ai do t’i flasë zemrës së tij dhe do t’ia dërgojë Shpirtin Shenjt.

Nga ana tjetër, këmbëngulja me revoltim, mosbesim apo ngurtësim përballë kontradiktave, nuk do të lejojë që Shpirti Shenjt ta udhëheqë jetën tonë. Për t’u bërë të shenjtë, është e rëndësishme që të pranojmë me bindje të butë gjithçka që na ndodh. Nga jashtë, kjo nuk e ndryshon situatën, por nga brenda gjithçka ndryshon, sepse pranimi, i frymëzuar nga Dashuria, çliron zemrën.

Burimialeteia

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme