6.5 C
Tirana
HomeKryesor31 vjetori i vizitës së Papa Gjon Palit të II në Shqipëri
HomeKryesor31 vjetori i vizitës së Papa Gjon Palit të II në Shqipëri

31 vjetori i vizitës së Papa Gjon Palit të II në Shqipëri

31 vite më parë 25 prill 1993 tokën Arbnore do ta vizitonte Shenjtëria e tij Papa Gjon Pali II.

Kisha katolike në Shqipëri e kujton këtë datë, e cila do të mbesë e skalitur thellë në memorien e e gjithsecilit për vetë simboliken, personat dhe domethënien e saj.

Karol Wojtyla do të bëhej i pari Papë që do shkelte tokën e Gjergj Kastriotit, në një kohë kur Kisha sapo kishte dalë nga persekutimi më i egër komunist në evropën lindore. Pasardhësi i Pjetrit do të vinte në Shipëri për të njohur qëndresen e lavdishme të kësaj Kishe, rezistencën e pashoq të bijve e bijave të saj martirë/e, dhe për të ringritur hirarkinë kishtare, me shugurimin e 4 ipeshkvijve që do ti prinin kësaj kishe lokale në sfidat e mijevjeçarit të tretë.

Prania e tij dhe ajo e Nanë Terezes në Katedralen e Shkodrës, ishte demostrim i lidhjes së hershme dhe besnikërisë unikale të katolikëve të Shipërisë ndaj kishës universale dhe katedrës së Pjetrit.

Në përkujtimin edhe të kësaj vizite, barinjtë e Kishës Katolike do të mblidhen në Shkodër me 26 prill, për të falenderuar Zotin për këtë moment hiri që i dhuroi 31 vite më parë vendit tonë, në personin e Shën Gjon Palit të dytë, dhe për kremtimin e festës së Zojës së Shkodrës, me pjesëmarrjen e të gjithë Ipeshkvinjëve.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme