HomeKISH30-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri - Seli e Shenjtë, në sfidën për lirinë...
HomeKISH30-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri - Seli e Shenjtë, në sfidën për lirinë...

30-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri – Seli e Shenjtë, në sfidën për lirinë fetare

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, znj. Majlinda Dodaj, ka ftuar sot në orën 17.00, në Pallatin e Kancelarisë, ku ndodhen gjykatat e Selisë së Shenjtë (Rota Romana, Senjatura dhe Pendestaria), një sërë ekspertësh e krerësh fetarë, për takimin me temë “Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, në sfidën për lirinë fetare”, në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, pas rënies së komunizmit.

Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, në sfidën për lirinë fetare”: ky është titulli i konferencës, që mbahet sot në Romë të Italisë, me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, pas rënies së komunizmit. E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, znj. Majlinda Dodaj, ka ftuar sot në orën 17.00, në Pallatin prestigjoz të Kancelarisë, ku ndodhen gjykatat e Selisë së Shenjtë (Rota Romana, Senjatura dhe Pendestaria), Sekretarin vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher, i cili do të hapë takimin.

Më pas, do të flasë Arqipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo mbi “30 vitet e bashkëjetesës paqësore ndërmjet Kishës Katolike dhe Republikës së Shqipërisë”. Gjithashtu, do të marrin fjalën: historiani Andrea Rikardi, themelues i Bashkësisë së Shën Egjidit; profesoresha e njohur italiane Lucia Nadin, e cila do të mbajë një kumtesë me temën “Françeskanët në Tokën e martirizimit: misionet në Shqipëri në shekullin XVII”; profesori i Universitetit Roma Tre, Roberto Morozzo della Rocca, që do të flasë mbi “Lirinë fetare në Shqipëri gjatë regjimit komunist”, i ndjekur nga profesori i Universitetit Papnor Gregorian, Jan Mikrut, i cili do të përqendrohet mbi “Papninë e Gjon Palit II në Evropën Qendro-Lindore, duke iu referuar veçanërisht Shqipërisë”. Gjithashtu, do të paraqesin kumtesën e tyre profesoresha e Universitetit të Peruxhës, Maria Gabriella Belgiorno, e cila do të shtjellojë temën e “Lirisë fetare në Kushtetutën shqiptare”, si edhe gazetari i së përditshmes kishtare “Avvenire”, Mimmo Muolo, që do të flasë për “Shqipërinë në zemër të tri papnive të fundit”.

Në përfundim të Takimit, të pranishmit mund të vizitojnë një ekspozitë me temë “Dhunimi dhe rilindja e lirisë fetare”, për ta mbyllur mbrëmjen me një koktej.

Marrë nga Radio Vatikani

Na ndiqni

1,210FansLike
252FollowersFollow
115FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme