9.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-Durrës"10-vjetori i Vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri: Bashkohen të Rinj nga...
HomeArqidioqeza Tiranë-Durrës"10-vjetori i Vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri: Bashkohen të Rinj nga...

“10-vjetori i Vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri: Bashkohen të Rinj nga 5 Brigjet e Mesdheut”

Mbrëmjen e djeshme, në katedralen e Shën Palit në Tiranë, u zhvillua një ceremoni e veçantë në kuadër të 10-vjetorit të vizitës historike të Papa Françeskut në Shqipëri.

Kjo datë mblodhi barinjtë nga Shqipëria, Kosova, dhe disa vende të tjera të Europës, të cilët ndanë mesazhe të rëndësishme mbi paqen, bashkëjetesën fetare dhe rëndësinë e besimit në kohëra sfiduese.

Ngjarja përkoi gjithashtu me zhvillimin e takimit MED24, e cila ka mbledhur në Tiranë pesëdhjetë të rinj, të ardhur nga pesë brigjet e Mesdheut, nga realitete të ndryshme, për të bashkëpunuar në ndërtimin e paqes dhe promovimin e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor, ashtu si edhe tema e takimit: “Shtegtarë të shpresës e ndërtues të paqes“.

Ky takim, që po zhvillohet prej datës 15 shtator në Katedralen e Shën Palit, ka shërbyer si një platformë për të thelluar dialogun dhe bashkëpunimin mes të rinjve të vendeve të Mesdheut dhe më gjerë.

Në fjalën e mbajtur nga Eminenza Kardinal Cristóbal López Romero i cili kryesoi meshën, theksoi që këta të rinj po i tregojnë botës se pavarësisht besimit apo gjuhës, një model vëllazërimi dhe bashkëpunimi është gjithnjë i mundur.

Në fund Kardinali i dha edhe një mesazh të rinjve të pranishëm:


“Ndeshja luhet në fushë, jo në dhomat e zhveshjes. Aty, në dhomat e zhveshjes dëgjohen këshillat e trajnerit, i japim kurajo njëri-tjetrit, por nëse duam vërtetë të fitojmë ndeshjen, duhet të zbresim në fushë. Pikërisht aty ku do ktheheni, në vendet tuaja pra, duhet të jetoni me këtë sjellje shprese, ndërtimi, shërbimi e impenjimi për mbretërinë e Hyjit.

Ndërsa Monsinjor Arjan Dodaj Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit, falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin e këtij takimi të rëndësishëm, duke nisur nga të rinjtë vullnetarë, e gjithashtu edhe familjeve që kanë ndihmuar për të mirëpritur të rinjtë e MED24.

Monsinjor Dodaj kujtoi fjalët e Papa Françeskut në videon e tij përshëndetëse, duke theksuar se është e rëndësishme të jemi arsye gëzimi për ata që do të takojmë, dhe i inkurajoi të rinjtë të hedhin poshtë muret që ndajnë dhe të ndërtojnë ura lidhëse midis individëve dhe komuniteteve.

Fjalimi i tij përfundoi me një mesazh optimizmi dhe shprese, duke inkurajuar të rinjtë të angazhohen dhe të kontribuojnë për një të ardhme më të ndritur.

“Ju jeni brezi i ri, një brez i prekur nga dashuria e Hyjit, jetoni këtë jetë si një kopsht lulesh që duhet kultivuar me kujdes dhe dashuri.”

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme