6.5 C
Tirana
HomeKISHViti Thirror Kombëtar, prezantim për dioqezat
HomeKISHViti Thirror Kombëtar, prezantim për dioqezat

Viti Thirror Kombëtar, prezantim për dioqezat

Sarandë, 13 Shtator 2021

Viti thirror kombëtar

Tetor 2021 – qershor 2022
prezantim për dioqezat

VITI THIRROR KOMBËTAR lind si reagim ndaj kohës së pandemisë, e cila ka bllokuar baritorinë tonë afërsisht në krejt realitetin e Kishës së Shqiperisë, sidomos në fushën e punës me të rinjtë. Si QKTh atëherë kemi menduar se një rifillim i përbashkët dhe i angazhues mund të na ndihmojë të zgjohemi dhe të ringjallohemi, nqs kishim humbur zjarrin e zellit tonë ndaj Shtëpisë së Hyjit.

Kjo kohë e pandemisë ka qenë një kohë krize, dhe edhe koha pas pandemisë na duket e vështire, sepse në faktë në krizë kanë rënë modelet, strukturat dhe projektet baritore me të cilat deri tani kemi kryer misionin tonë si shërbëtorë të Ungjillit.

Mirë, por krizat nuk janë vetëm ngjarje të “së keqjës”, sepse, nqs i jetojmë dhe i kalojmë ato me Zotin, atëherë ato bëhen edhe ngjarje të “së Mirës”. Për këtë arsye si QKTh jemi të bindur se, edhe pse është e vërtetë që sot veprimi i Kishës përjeton një krizë jo thjesht, gjithësesi është më e vërtetë që pikërisht në këtë kohë krize Zoti është duke thirrur shumë njerëzit për të qenë “apostujt e rinj” për të mbajtur Ungjillin në mesin e plagëve të njerëzimit tonë aq të shënuar.

Kremtimi i Vitit Thirror Kombëtar zhvillohet në gjithë Shqipëri nëpërmjet kremtimeve në nivel dioqezan, duke kushtuar në çdo muaj një javë thirrore në dioqeza të ndryshme.

ÇDO MUAJ në dioqeza e caktuar: JAVA THIRRORE nga Mesha Mbrëmësore e së Dielës së parë deri të Dielën e dytë 

në dioqezat e tjera: BASHKIMI SHPIRTEROR me përkujtimin gjatë Meshave të së Dielave 1 dhe 2.

AKTIVITETET E JAVËS THIRRORE duhet të përfshijnë 3 akspetet LUTJA, PROMOVIMI dhe SHOQËRIMI, me qëllimin e qartë të krijojmë dhe të përhapim “kulturën thirrore”.

PRITESIT E KËTYRE AKTIVITETE duhet të jenë adoleshentët e të rinjtë, opertatorët (priftat, motrat, katekistat), të vetë bashkësitë famulitare si të tille, familjet dhe shkollat (atje ku është mundur).

LUTJA PËR THIRRJET është zemra e këtij VITI THIRROR KOMBËTAR, prandaj sa më shumë, në çdo javë thirrore, ajo duhet të shenon jetën e dioqezës dhe të famullisë: 

  • në nivel dioqezan propozohet ADHURIMI I VAZHDUESHËM, në Katedralen (Kisha Nëna e dioqezës) me një kalendari që organizon praninë e bashkësive të ndryshme;
  • në nivel e famullisë propozohen MOMENTE PËRDITSHME TË LUTJËS (adhurimi, rruzarje, lutjet me Shën Jozefi, etj…) sipas realitetit: rëndësishme është që këto aktivitete lindin/ngjallin tek besimtarët interesin, kujdesin dhe zellin ndaj “lutjes për thirrjet”, ashtu që ajo të vijë lutja personale. Sidomos le të kujdeset t’ua mësojë familjave këtë lutjë për thirrjet.

PROMOVIMI I KULTURËS THIRRORE bëhet me një MOMENT DIOQEZAN FORMIMI, në të cilin marrin pjesë operatorët, prindërit dhe të rinjtë: sipas mundesitë dhe kushtët të dioqezës mund të bëhet në një apo më shumë ditë. Qellimi i këtij moment formimi është të njohet çfarë bëhet dhe çfarë duhet të bëhet për zvhillimin e baritorisë thirrorë në mënyrë që të japë fryte. Duke konsideruar “procesin sinodal” që do të fillojë në Tetorin 2021, edhe struktuara e këtij momenti dioqezan të formimi thirrore duhet të jetë një përvojen e dëgjimit “njeri ndaj të tjerëve, dhe i të gjithë ndaj Shpirit të Shenjte”: pikërisht le të kujdeset që të rinjtë të mos mbesin “prites” por të jenë “protagoniste”, si edhe që familjet të rriten në kuptimin e rolit të tyre në formimin thirror të djemëve dhe bjiave. Me në fund, akoma në lidhjen me “procesin sinodal” ky momenti dioqezan mbyllet me një raport (që përfshin kuadrin e situates dhe pyetjet që dolan) i cili pastaj do të mblidhet më raportet të dioqezave të tjera.

SHOQËRIMI që adoleshentet dhe të rintë të hapin zemrën dhe mendjen e tyrë ndaj Zerit të Zotit bëhet me një FESTË DIOQEZAN RINORE-THIRRORE: le të jetë një moment vëllazëror, duke ua ofruar atyre gëzimin të të mbledhurit në Emrin e Zotit (sidomos pas kohës së pandemisë) si edhe një moment formimi nëpërmjet deshmitë të bashkëkohëtarëve.

___________________________________

KALENDARI I VITIT THIRROR KOMBËTAR

tetor      2-10                                 RRËSHEN
nentor      6-14                                 LEZHË
dhjetor      4-12                                 SHKODËR
janar 
shkurt3 DITË FORMIMI
mars      5-13                                 SAPË
prill      2-10                                TIRANË-DURRËS
maj30 [prill]-8 (DBLTh) JUGU
qershorFESTIVAL RINOR THIRROR KOMBËTAR
KALENDARI I VITIT THIRROR KOMBËTAR

Kalendari i Vitit do të bëhet i njohur nëpërmjet POSTERIN me të gjitha datat.

SKEMA ORIENTUESE E JAVËS THIRRORE DIOQEZANE

Në programin e Javës Thirrore Dioqezane parashikohen disa momentë të caktuar dhe të organizuar nga ne si QKTh dhe të tjera që do të varen nga Dioqeza me koordinimin e Përgjegjes Thirror Dioqezan, sipas realitetit specifik të vendit.

Të Shtunën në KATEDRALE gjatë MESHËS MBRËMËSORE:  HAPJA E JAVËS THIRRORE DIOQEZANE, me përfaqësuesit (të rinjtë, familje, motra, meshtarë) të famullive të Dioqezës.
Elementë për animimin e Liturgjisë: 
1.“fjale prezantimi”, 
2. vendosja e Kryqit Thirrore, 
3. lutja e besimtarëve, 
4. lutja e VThK, 
5. pas lutjës “pas kungimit”: 
a) dorëzimi i kopiës së Kryqit Thirrore për çdo famulli.
b) fillimi i Adhurimit Eukarestik i Vazhdueshëm në Katedrale, për krejt Dioqezën
Të Dielën  në ÇDO FAMULLI gjatë MESHËS (KRYESORE) SË DITËS:  HAPJA E JAVËS THIRRORE DIOQEZANE NË FAMULLINË, duke ndjekur pikat nga 1-4 dhe me lajmërimin e pikës 5b.
Gjatë javësnë nivel famullie, çdo famulli organizohet për ta kryer momentet e lutjës dhe formimi in loco me

besimtarët: adoleshentë/të rinjtë, familje: ashtu që java thirrore të jetë përvojen e rritjes së “kulturës thirrore” si edhe të raforcimit të “bashkimit”, të bindur që, sipas mesimeve të Shën Annibale Maria Di Francia, “nëse nuk lutet, thirrjet nuk vijnë” dhe që pastaj këto thirrje kanë nëvojë gjithmonë për një bashkësi që u realizohen si shërbim për Mbretërisë së Hyjit në historinë e njërërzimit.

Sipas mundesive, propozohen:

  1. RRUZARJA THIRRORE PËRDITËSHME (duke kujdesur edhe për pjesmarrjen e femijeve të katekizmit)
  2. VIZITA E SEMUREVE (meshtaret me motrat me pjesmarrjen e të rinjve)
  3. TAKIMI MË FAMILJET/PRINDËRIT
  4. TAKIMI NË SHKOLLET (9-vjeçare, mesme; me nxënësit, me mesuesit)
  5. TAKIMI GJATË KATEKIZMIT

në nivel dioqezan

Një MOMENT DIOQEZAN FORMIMI DHE REFLEKTIMI MBI BARITORJEN THIRRORE NË DIOQEZËN (meshtarë, motrat, familje, lajket dhe të rinjtë të angazhuar në strukturat formuese të famullive). Qellimi i këtij moment është leximi i realitetit dioqezan për baritorjen thirrore (çfarë është bërë, çfarë bëhet, cila janë mundësitet, cila vështirësitet, etj). Çdo dioqeza, nga ky takim, duhet të krijon një “report” që pastaj i dorëzohet QKTh-s.

Të Shtunën  DITA DIOQEZANE E TË RINJVE (se bashku adoleshentë dhe të rinjtë, por me disa momente të specifike)
Të Dielënnë ÇDO FAMULLI GJATË MESHËS E DITËS: 
1. MBYLLJA, duke i treguar bashkesisë atë që është bërë gjatë javes: prezantimi duhet të bëhet sidomos nga femijet, adoleshentë dhe të rinjtë, në mënyrë që vetë ata mund të japin fryte nga kjo Javë Thirrore;
2. MOMENT I FESTËS (për shembull duke përgatitur “paneli prezantimi” me arte të ndryeshme)

në KATEDRALEN, GJATE MESHËS  SË DITËS:
1. mbyllja dhe vendosja e kryqit thirrore në një vend të përshtatshëm, deri kur Dioqeza tjetër do të vijë për ta marrë;
2. le të kujdeset për animimin e kësaj Meshë në mënyrë që me të vërtetë populli mund të falenderojë Zotin për Kohën e Hirit që u kryer në Dioqezën.

Programi i Javës Thirrore do të bëhet i njohur nëpërmjet POSTERIN e përshtatshem për Dioqezën.
Do të jetë punë e përgjegjësit thirror dioqezanë konkretizimi i programit: vendet, oraret, lajmerimi, ftesat, etj.

Propozohet që të caktohet:

– përgjegjësi për liturgjinë (krijimit i skemave lutjesh, koordinimi për animimin e momenteve, etj)
– përgjiegjesi për takimet (në nivel dioqezanë, si edhe në ndihmë në nivel e famullisë).

BASHKIMI SHPIRTËROR MIDIS TË GJITHA DIOQEZAVE

Viti Thirror që jemi duke filluar është Kombëtar, prandaj duam të krijojmë një Bashkim Shpirtëror midis të gjitha Dioqezave. Për këtë arsye, kremtimit që në radhë do të bëhet në çdo Dioqezë, bashkohet lutja që njëkohësisht do t’ia lartësojmë Zotit në të gjtha dioqezat tjera. 

Dmth: në çdo famulli të Shqiperisë, gjatë krejt kohës së “Javës  Thirrore” (nga Mesha Mbrëmësore e së Shtunës deri në Meshën e së Dielës së dyte) në çdo Meshë do të lutet LUTJEN PËR VTHK-N, sidomos duke përmendur dioqezën në të cilën kremtohet JTh. Për të udhëhequr mendjet dhe zemrat e besimtarëve, do ta shpërndahen skemat prezantuese dhe lutje e besimtarëve për kremtimet të Hapjes dhe të Mbylljes.

Angazhimi i çdo meshtar dhe motrës për këtë “Bashkimi Shpirtëror” do t’i ndihmojë besimtarët të ndiejnë me të vërtetë si një Familja e Vëtme.

Në këtë përhapje dhe bashkimi i lutjës do të na ndihmojë edhe bashkpunimi me Radio Marinë, fal aftësisë së saj për të hyrë në shtëpitë dhe në jetën e shume njerëzve: lutja për thirrje është pikërisht ajo që Zoti na ka urdhëruar, prandaj lutjet e besimtarëve, sidomos të semurëve, do të janë flinë më e çmuar që do t’i paraqiten Zotit të të Korrave për të mirën e Kishës sonë.

Edhe rrjetet sociale do të jenë një mjet që duhet ta përdorim në mënyrë që lutja për thirrje të arrijë në zemrën e shumë njerëzve, sidomos të rinjve. Do të organizohet transmetimi online, në kanalet ëeb të Dioqezës, e aktiviteteve, sidomos KREMTIMET E HAPJES DHE MBYLLJES së Javes Thirrore, disa momente të ADHURIMIT TË VASHDUESME, MOMENTI DIOQEZAN FORMIMI dhe FESTË DIOQEZAN RINORE-THIRRORE;

Përhapja e VThK do të bëhet edhe me SHPALLJEN nëpër mjeteve e komunikimi (gazeta, tv, radio) qoftë kishtarë qoftë laiket, pubilke dhe private.

MATERIALE SHOQËRUESE PËR VITIN THIRROR KOMBËTAR

Në keto muajit të verës kam arritur të bëj gati HIMNIN LITURGJIK dhe KRYQI THIRROR.

Dua të falënderoj më gjithë zemrën Vëllain Paolo Marasco, nga  Bashkesia “Familja e Vogël të Zojës së Ngjitur” për Himnin, dhe Atin Laurin Sevillano për Kryqin Thirror: ata kanë pranuar më shumë kënaqësi kërkesën për ndihmë që i bera dhe kanë përgjigjur duke na dhuruar dy vepra të mrekullueshme.

Bashkë me këto dy simbole është edhe LUTJA PËR VITIN THIRROR KOMBËTAR.

KRYQI THIRROR do të vendoset në Kadetralen dhe në momentet dioqezane. HIMNI do t’u mësohet të gjitheve në dioqezë, duke e përdorur në liturgjinë dhe në takimet. Lutja për VThK, si u tha përpara, do të përdoret në të gjithë Shqipërinë gjatë krejt kohës së “Javës Thirrore”.

SI DO TË ZHVILLOHET PUNA JONË NË KETO JAVË THIRRORE QË DO TË KRENTOHEN NËPËR DIOQEZAT?

Si QKTh do t’i ofrojmë mbështetjen tonë Dioqezës, duke kërkuar gjithësesi edhe angazhimin e përgjegjësve thirror dioqezanë për të fiksuar programin dhe aktivitetet më të përshtatshme për situaten e asaj Dioqezës. Kjo do të vlejë në çdo dioqezë, me secili prej jush.

Sigurisht duhen një ose dy takime përgatitore, para që të filljë Java Thirrore, për të krijuar një farë equipe dioqezane:

kjo është puna e përgjegjesit dioqezan i vendit, patjeter me ndihmen e të gjithë ne si QKTh.

ME NË FUND: QËLLIMI KRYESOR I VTHK-S

Duke mbyllur këtë prezantimi dua të fiksoj një gjë pa të cilës do të jetë kot krejt ky VThK: Viti Thirror Kombëtar ka për qëllim AKTIVIZIMI I PROCESEVE dhe jo thjesht kryerjen e ngjarjeve. Kjo do të thotë që Java Thirrore Dioqezane nuk mbaron me të Dielën e Dytë me kremtimin liturgjike të mbylljës. 

Përkundrazi: pas JTh fillon ecja e re të asaj Dioqezë me një Baritorinë krejtësisht Thirrore: mund të themi për të merituar nga Zoti pjekjen e frutave të Hirit që Ai i ka dhuruar asaj gjatë këtij VThK. 

Nqs nuk vendoset qysh në fillimin angazhimi për të vazhduar punën thirrore, është më mirë që nuk fillohet. Prandaj, pas kremtimit të JTh çdo Dioqezë do të duhet të zgjedhë se çfarë të bëjë dhe si të vazhdojë në të ardhmen.

Atë Dario RCJ Rossetti
drejtor Qendra Kombëtare e Thirrjeve





Himni “Dërgo Apostuj të Shenjtë”

VThK Himni DËRGO APOSTUJ TË SHENJTË
VThK Himni DËRGO APOSTUJ TË SHENJTË – audio refreni


Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme