13.5 C
Tirana
HomeKisha UniversaleVaksinat, Kishat evropiane: nevojitet mbrojtje efikase, por nevojitet informacion i saktë
HomeKisha UniversaleVaksinat, Kishat evropiane: nevojitet mbrojtje efikase, por nevojitet informacion i saktë

Vaksinat, Kishat evropiane: nevojitet mbrojtje efikase, por nevojitet informacion i saktë

Kardinali Jean-Claude Hollerich, president i Komisionit të Konferencave Ipeshkvore të Bashkimit Evropian dhe i përnderuari Christian Krieger, president i Konferencës së Kishave Evropiane (CEC), kanë lëshuar një apel të përbashkët duke nxitur për përgjegjësi dhe kujdes ndaj të tjerëve në këtë kohë pandemie. Duke kujtuar se, sipas raporteve të fundit, infektimet me Covid-19 në Evropë janë ende në rritje, presidentët e COMECE dhe CEC “inkurajojnë të gjithë që të respektojnë masat e nevojshme shëndetësore dhe të vaksinohen”. “Në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian – thuhet në deklaratën e përbashkët – numri i atyre që i janë nënshtruar një vaksinimi të plotë, për fat të keq, mbetet ende shumë nën pragun e nevojshëm për të frenuar përhapjen e virusit, pavarësisht se vaksinat janë të disponueshme”. Presidentët e COMECE dhe CEC nënvizojnë se vaksinimi është “aktualisht mënyra më e efektshme për të luftuar pandeminë dhe për të shpëtuar jetë njerëzore”: vaksinimi ofron mbrojtje “jo vetëm për veten tonë, por edhe për vëllezërit dhe motrat tona, veçanërisht për më të brishtët mes nesh”. Prandaj është “një akt dashurie dhe kujdesi dhe gjithashtu përgjegjësie dhe drejtësie sociale”.

Jemi ende dëshmitarë të përhapjes së informacionit të rremë

Deklarata e përbashkët pranon se “vendimi për t’u vaksinuar mund të mos jetë i lehtë dhe arsyet e hezitimit mund të jenë të shumta”: “disa mund të mos jenë në gjendje të marrin vaksinimin për shkak të kushteve të rënda shëndetësore. Të tjerët mund të kenë frikë ose të dyshojnë për efektet e vaksinës”. “Ne i inkurajojmë ata – shkruajnë Kardinali Jean-Claude Hollerich dhe Reverend Christian Krieger – të sqarojnë shqetësimet e tyre dhe të marrin një vendim të mirinformuar, pasi të kenë kërkuar një mendim profesional nga autoritetet kompetente dhe ekspertët”. Për fat të keq, në lidhje me vaksinimin po vërejmë, shtojnë ata, “përhapjen e informacioneve të rreme dhe pohimeve të pabaza” të cilat “shfrytëzojnë pandeminë duke shkaktuar frikë dhe polarizim”. Dhe kjo ndodh në një kohë kur nevojitet  “kohezion, unitet dhe solidaritet”. “U bëjmë një thirrje të fortë të gjithë atyre që kanë përgjegjësi në shoqëri, përfshirë përfaqësuesit politikë dhe komunikuesit, si dhe anëtarët e Kishave tona, që të kundërshtojnë çdo përpjekje për keqinformim”.

Të sigurohet një akses i drejtë ndaj vaksinave

Në deklaratën e përbashkët kërkohet gjithashtu që “e gjithë shoqëria civile të ndërgjegjësojë dhe inkurajojë qytetarët që të ndërmarrin veprime të përgjegjshme për të mbrojtur veten dhe të tjerët, veçanërisht ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore apo arsye të tjera”. Aty përsëritet gjithashtu apeli ndaj Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare që të respektojnë “angazhimet e tyre për ndarjen e vaksinave dhe të intensifikojnë përpjekjet globale për të siguruar akses të drejtë ndaj vaksinave kundër Covid-19 për të gjithë, edhe në rajonet me sisteme më të dobëta shëndetësore”. Ndërsa përgatitemi për të kremtuar Krishtlindjet, presidentët e COMECE dhe CEC në fund kujtojnë se “Hyji e dërgoi birin e Tij në tokë për të shprehur dashurinë dhe kujdesin e Tij për ne”. Ky lajm i mirë “mbetet shumë aktual edhe sot. Të japim një dëshmi të gjallë për të, të tregojmë përgjegjësi dhe kujdes”.

Profesor Cauda: Vaksina mbron veten dhe komunitetin

Deklarata e përbashkët e presidentëve të COMECE dhe CEC na kujton gjithashtu se “vaksinimi është një formë mbrojtjeje për ne dhe për të tjerët”. Këtë e nënvizon profesori Roberto Cauda, ​​drejtor i Repartit të Sëmundjeve Infektive në Poliklinikën Agostino Gemelli në Romë, duke shtuar se vaksinat janë “efikase dhe të sigurta”.

Presidentët e COMECE dhe CEC nënvizojnë se vaksinimi ofron mbrojtje “jo vetëm për veten tonë” dhe është një “akt dashurie, kujdesi dhe gjithashtu përgjegjësie dhe drejtësie sociale”.

Sigurisht që ky është një qëndrim shumë i rëndësishëm që nënvizon edhe një herë se vaksinat e disponueshme aktualisht janë efikase dhe të sigurta. E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo pandemi është të vaksinohemi sa më shumë që të jetë e mundur për të rifilluar jetën tonë normale. Ishte një moment i vështirë, ne jemi ende në një periudhë shumë delikate dhe për këtë arsye një deklaratë si kjo, në përputhje me atë që Papa ka kujtuar vazhdimisht në këto dy vite të pandemisë, është e rëndësishme: vaksinimi është një formë mbrojtjeje për ne dhe për të tjerët.

Në dokument sillet në vëmendje gjithashtu se në lidhje me vaksinimin, për fat të keq, po vërehet “përhapja e informacionit të rremë dhe e pohimeve të pabaza”. Apeli i ripërsëritur në deklaratë u është adresuar në mënyrë të veçantë politikanëve dhe komunikuesve për të kundërshtuar “çdo përpjekje për keqinformim! …

Besoj se këto dy vite pandemie na kanë mësuar t’i shohim informacionet. Dhe më duhet të them se ka pasur edhe një aleancë pozitive mes botës së shkencës dhe asaj të informacionit. Fatkeqësisht – nuk po flas për informacionet zyrtare – ka kanale paralele informacioni. Interneti ka luajtur një rol shumë pozitiv gjatë kësaj pandemie. Fatkeqësisht ka qenë dhe është ende një mjet për lajme të rreme (fake news), të cilat, sidomos në këtë moment, kanë të bëjnë me vaksinat dhe që mund të keqinformojnë njerëzit e të mos i shtyjnë ata për të bërë të vetmin akt të rëndësishëm që është vaksinimi. Akt ky i rëndësishëm për të mbrojtur veten dhe komunitetin.

Një tjetër thirrje e rëndësishme i bëhet Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare për të respektuar “angazhimet e tyre për bashkëndarjen e vaksinave dhe për të rritur përpjekjet globale që sigurojnë një akses të drejtë ndaj vaksinave …

Të gjithë e dimë se ne do të dalim nga kjo pandemi kur të mos ketë më raste në mbarë botën. Është e qartë se kjo nuk do të arrihet duke mbrojtur nga rreziku një vend apo një kontinent të vetëm. Historia e kohëve të fundit na mëson se variantet mund të lindin dhe lindin, mbi të gjitha, aty ku virusi përsëritet më shumë dhe për këtë arsye mund të pësojë mutacione dhe të shkaktojë variante të tjera. Zgjedhjet, politike në këtë rast, duhen përudhur si në drejtim të solidaritetit, por edhe të asaj që është “më e leverdishme”: është më me përfitim për të gjithë që e gjithë bota të ketë akses të drejtë ndaj vaksinave. Besoj se duhet të veprojmë në këtë mënyrë, përndryshe nuk do të dalim aq lehtë nga kjo pandemi.

Me që ra fjala për zgjedhjet, duke filluar nga data 16 dhjetor, vaksinat kundër Covid-it, për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç, do të nisin edhe në Itali. Pse është e rëndësishme të vaksinohen edhe më të vegjlit?

Vaksinimi bëhet për të mbrojtur ata që vaksinohen. Më të vegjlit deri tani nuk kanë forma shumë të rënda, por mund të ketë edhe forma të rënda. Mund të ketë raste të të ashtuquajturit “Covid i gjatë” (long Covid). Dhe nuk e dimë nëse këto variante mund të çojnë në forma më të rënda te fëmijët veçanërisht në të ardhmen. I referohem një lajmi të fundit, padyshim për t’u verifikuar, sipas të cilit në Afrikën e Jugut varianti “Omicron” duket se ka një ndikim të caktuar në moshën pediatrike. Përveç mbrojtjes së fëmijëve, të cilëve u sigurohet një jetë më paqësore, reduktohet gjithashtu përhapja e virusit në mënyrë kolaterale: në këtë fazë të veçantë epidemike, më të rinjtë, të cilët janë më pak të vaksinuar, janë ata në të cilët virusi qarkullon më shumë.

Përkthyer nga Vatican News

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme