11.5 C
Tirana
HomeKISHTË KRISHTERËT PO PERSEKUTOHEN GJITHNJË E MË SHUMË NË MBARË BOTËN
HomeKISHTË KRISHTERËT PO PERSEKUTOHEN GJITHNJË E MË SHUMË NË MBARË BOTËN

TË KRISHTERËT PO PERSEKUTOHEN GJITHNJË E MË SHUMË NË MBARË BOTËN

Raporti Ndihmë për Kishën që Vuan tregon një përkeqësim të ndjeshëm. Afrika Perëndimore është “epiqendra e re e dhunës islamiste militante”. Rasti i Nikaraguas.

Tetëmbëdhjetë vende të përzgjedhura nga tre kontinente me të dhëna të mbledhura në dy vitet e fundit: raporti i ri për Ndihmë për Kishën që Vuan “Të persekutuar më shumë se kurrë – Raporti mbi të krishterët e shtypur për arsye të fesë së tyre 2022-24” vë në dukje, në një mënyrë të dokumentuar, se si, në botë, persekutimi ndaj bashkësive të krishtera është përkeqësuar duke nisur nga Nikaragua, në Myanmar e në Burkina Faso. Në faktet dhe të dhënat, në një botë që nuk e ndal luftën, të krishterët janë edhe më shumë nën presion dhe më pak të mbrojtur dhe kjo del në pah edhe në 60 për qind të vendeve të shqyrtuara.

Me disa zhvillime, sepse nëse islami ekstremist dhe radikal ka zvogëluar aktivitetet e tij në Lindjen e Mesme, ai megjithatë ka treguar prani dhe iniciativë më të madhe në Afrikën Perëndimore, e cila është bërë, thekson raporti, “epiqendra e re e dhunës islamiste militante”. “Migrimi masiv i bashkësive të krishtera, i shkaktuar nga sulmet islamiste militante, i ka destabilizuar dhe i ka privuar nga të drejtat e tyre, duke ngritur pikëpyetje për mbijetesën afatgjatë të Kishës”, lexohet në dokument.

.

Nga ana tjetër, përndjekja nuk ka arsye ekskluzive fetare, siç dëshmohet nga “rastet” e Kinës, Indisë (vendi më i populluar në botë) dhe Nigerisë (shteti më i populluar në Afrikë). Situata në Nikaragua nuk është e re, por raporti e thellon, për herë të parë pas 18 vitesh në analizën e Ndihmë për Kishën që Vuan. Arsyeja qëndron në veprimet represive që janë shfaqur në 24 muajt e fundit ndaj klerit vendas, të cilit i është dashur të përballet me dëbime dhe paraburgime. Raporti sjell dëshmi të drejtpërdrejta nga të mbijetuarit e sulmeve antikristiane dhe detaje të bazuara në informacionin e marrë nga kontaktet lokale të Ndihmë për Kishën që Vuan.

India dhe Pakistani konfirmohen si realitete ku bashkësitë e krishtera vihen nën presion nga grupet ekstremiste me matricë fetare, përkatësisht hindu dhe myslimane, me veprime që variojnë nga abuzimi i grave dhe vajzave, duke përfshirë konvertimet dhe martesat e detyruara. Gjithashtu në rritje janë “rrëmbimi dhe frikësimi i priftërinjve dhe botimi, në tekstet shkollore, e përmbajtjeve nënçmuese ndaj krishterimit”.

Në këto dy vende që janë motra për nga origjina, por rivale në histori që nga pavarësia, episodet e dhunës janë rritur ndjeshëm; në Pakistan, për shkak të zbatimit persekutues të ligjit kundër blasfemisë dhe në Indi për shkak të ligjeve kundër konvertimit, të miratuara në një numër në rritje Shtetesh e Territoresh federale që kanë burgosur 850 individë, disa prej tyre të krishterë, të akuzuar për prozelitizëm dhe konvertim të detyruar.

“Kategoria” e fundit e gamës së persekutimit ndaj të pagëzuarve, të cilët përballen me gjendjen diskriminuese të caktuar ndaj tyre, është represioni i natyrës ideologjike. “Regjimet autoritare […] kanë intensifikuar masat represive kundër të krishterëve, si në emër të nacionalizmit fetar, ashtu edhe të laicitetit të shtetit/komunizmit”, nënvizon raporti i Ndihmë për Kishën që Vuan, ku nënvizohet roli i Nikaraguas. Në këto raste dënimet kanë ndodhur për “gjoja fyerje ndaj ideologjisë shtetërore”, të cilat kanë motivuar “konfiskimet e objekteve të kultit, shtimin e arrestimeve të klerikëve dhe laikëve, si dhe periudha më të gjata të paraburgimit”.

Në fund, nuk duhet anashkaluar fakti se në periudhën e analizuar në raport, dhuna është ushtruar edhe nga aktorë joshtetërorë, si grupet terroriste dhe bandat kriminale armiqësore ndaj aktiviteteve, shpesh në kujdes të ligjësisë dhe të drejtave të minoriteteve, të çuara përpara nga eksponentë ose institucione të cilat përfunduan në shënjestër pikërisht për këtë fakt. Një notë pozitive ka të bëjë me Vietnamin, i vetmi vend për të cilin është shënuar një përmirësim i lehtë, mbi të gjitha, lexohet në tekstin e publikuar të martën, për shkak të “masave që janë marrë për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike” me Vatikanin.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme