10.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Shkodër-PultPresidenti i Konferencës Ipeshkvore uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit
HomeArqidioqeza Shkodër-PultPresidenti i Konferencës Ipeshkvore uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore i Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra i ka dërguar një mesazh urimi Myftinisë së Shkodrës me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në mesazhin e dërguar thuhet se në emer të besimtarëve katolikë të Arqipeshkvisë së Shkodrës ju uroj çdo të për festën e “ID AL-ADHA”, domethënë Kurban Bajramit

Mesazhi i plotë:

Vëllezër dhe motra Myslimane, Myftinia-Shkodër

Në emër të besimtarëve katolikë të Arqipeshkvisë së Shkodrës Ju uroj çdo të mirë për festën e “ID AL-ADHA”, domethënë Kurban-Bajramit.

Festa e sotme kujton provën e fesë që pati Abrahami, i cili për të dëshmuar fenë në Hyjin ishte I gatshëm për të flijuar djalin e tij. Por Hyji e shpërbleu duke zëvendësuar djalin me një qengj.

Kurbani i vërtetë, si flijimi i Abrahamit është zbatimi i vullnesës së Zotit, është respekti i të drejtave njerëzore dhe lirisë së fesë, është besimi ndaj tjetrit si dhe solidariteti ndaj më nevojtarit, si na ka dëshmuar Abrahami, Ati ynë i përbashkët në fe.

Duke ju lutur Zotin për juve, ju uroj PËR SHUMË VJET KURBAN BAJRAMIN.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme