6.5 C
Tirana
HomeKISHPresidenti i KISH Imzot Meta kujton Atë Raffaele (Lello) Lanzilli S.J...
HomeKISHPresidenti i KISH Imzot Meta kujton Atë Raffaele (Lello) Lanzilli S.J...

Presidenti i KISH Imzot Meta kujton Atë Raffaele (Lello) Lanzilli S.J dhe kontributin e tij në Shqipëri

Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i KISH

Me anë të një letre ngushëllimi Sh. T. Imzot Gjergj Meta, në emrin e Kishës Katolike në Shqipëri, shprehu ngushëllimet për humbjen e parakohshme të Atë Lello Lanzillit.

Në një letër drejtuar Provincialit të jezuitëve, të Provincës së Mesdheut, Imzot Meta vlerëson kontributin e madh të Atë Lellos në fushën e edukimit, përqëndruar kryesisht në Tiranë dhe Shkodër. Kontributi i tij vazhdon Imzot Meta në letër, bashkë me atë të jezuitëve të tjerë përbën një pjesë të konsiderueshme në historinë e ringritjes kishtare të dalë nga diktatura komuniste.

Ndër shumë detyra që ai mbajti me një autoritet të lartë spikat ajo e Atit Shpirtërorë në Seminarin e Shkodres dhe e profesorit të moralit dhe psikologjisë. Po ashtu ai nuk hezitoi të merrte dhe të zhvillonte me shumë përkushtim edhe detyra të tjera, që i qenë ngarkuar, siç ishte ajo e drejtorit të gjimnazit Pjetër Mëshkalla si edhe në baritoren universitare.

Duke përmendur edhe përvojen e tij personale, Imzot Meta nënvizon, aftësinë e Atë Lellos në drejtimin e ushtrimeve Shpirtërore.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe mbarë provincës për humbjen e një personi si Atë Lello, në emrin e të gjithë ipeshkvijve të kishës katolike në Shqipëri, Imzot Meta e mbyll letrën duke siguruar afërsinë në lutjen për mbarë familjen dhe njerëzit që e kanë dashur Atë Lellon.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme