Sot Ipeshkëvinjtë e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë përshëndetën Shkëlqesinë e tij Imzot Luigi Bonazzi, Nunci Apostolik në Shqipëri.
Nunci Apostolik do të përfundojë misionin e tij si Ambasador i Vatikanit në Shqipëri me datë 21 janar 2025.
Ipeshkvinjtë kremtuan së bashku meshën e shenjtë në shenjë bashkimi dhe falenderuan Nuncin për misionin e tij në këta katër vite në shërbim të Atit të Shenjtë Papa Françesku në Shqipëri.
Pas një jete të gjatë shërbimi diplomatik në disa vende të botës si Kuba, Vendet Baltike, Kanadaja dhe së fundi Shqipëria, Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e tij për shkak të mbushjes së moshës kur sipas ligjit kanonik paraqitet dorëheqja.
Ndërkohë në Nunciaturë ka mbërritur Mons. Ionuţ Paul Strejac si Këshilltar Nunciature i cili pas datës 21 janar do të jetë i Ngarkuar me punë i Ambasadës së Vatikanit në pritje të Nuncit të ri Apostolik.
I urojmë Nuncit në largim bekimin e Zotit në këtë etapë të re të jetës së tij dhe mirëseardhjen të Ngarkuarit me punë Mons. Strejac.