14.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësPas përfundimit të operacionit, Papa Françesku reagoi mirë
HomeJeta e KishësPas përfundimit të operacionit, Papa Françesku reagoi mirë

Pas përfundimit të operacionit, Papa Françesku reagoi mirë

Dje në mbrëmje përfundoi operacioni të cilit iu nënshtrua Papa Françesku. Kjo u njoftua nga drejtori i Zyrës së Shtypit Matteo Bruni.

Ati i Shenjtë, i shtruar në spital dje pasdite në Poliklinikën A. Gemelli, iu nënshtrua një operacioni të planifikuar në mbrëmje për stenozë divertikulare të sigmës”.

“Ati i Shenjtë – shpjegoi Bruni – reagoi mirë ndaj ndërhyrjes, nën anestezi të përgjithshme, të drejtuar nga Profesor Sergio Alfieri, me ndihmën e Profesor Luigi Sofo, të doktor Antonio Tortorelli dhe doktoreshës Roberta Menghi”.

Anestezia u krye nga Profesor Massimo Antonelli, nga Profesoresha Liliana Sollazzi dhe mjekët Roberto De Cicco dhe Maurizio Soave. Ishin gjithashtu të pranishëm në sallën e operacionit edhe Profesor Giovanni Battista Doglietto dhe Profesor Roberto Bernabei”.

Papa ishte larguar nga shtëpia e Shën Martës herët në pasdite.

VATICAN NEWS

Mond MARKU

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme