16.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësPapa kryeson më 12 mars Meshën për 400-vjetorin e shenjtërimit të Shën...
HomeJeta e KishësPapa kryeson më 12 mars Meshën për 400-vjetorin e shenjtërimit të Shën...

Papa kryeson më 12 mars Meshën për 400-vjetorin e shenjtërimit të Shën Injacit të Lojolës

Më 12 mars kremtohet 400-vjetori i kanonizimit të Shën Injacit të Lojolës dhe Shën Françesk Saverit. Ndërmjet ngjarjeve të rëndësishme të vitit injacian, që po jetohet, ky është pa dyshim çasti “më festiv”. E, për ta nënvizuar këtë, Papa Françesku do të kryesojë Meshën në Kishën e Jezusit në Romë.

Përvjetor për thellimin e takimit tonë me Jezusin

Për shkak të masave mbrojtëse shëndetësore, Eprori i Përgjithshëm transmeton këtë mesazh kushtuar domethënies dhe rëndësisë së këtij përvjetori:

“Po e nisim këtë etapë në udhën e Vitit Injacian për t’u përforcuar në një jetë shenjte. Duke kujtuar, katërqind vjet më pas, njohjen nga ana e Kishës të shenjtërisë së pesë njerëzve tejet të ndryshëm, si Injaci i Lojolës, Tereza e Jezusit, Filip Neri, Isidori Bujk e Françesk Saveri, inkurajohemi, pa dyshim, ta vijojmë rrugën e pendesës e të kthimit tek Zoti, propozuar për këtë vit.

Ky kremtim në fillim të Kreshmëve 2022, ndërsa vijon të ndjehet ende prania e Pandemisë Covid-19 e kërkojmë të heshtin armët, për të hapur rrugët e dialogut, që çojnë në pajtim, drejtësi e paqe, synon të ndihmojë  për thellimin e takimit me Jezusin, vijimin e ecjes së bashku me mbarë popullin e Hyjit në rrugën shenjte, në të cilën vetë Zoti na fton, Virgjëra Mari na shoqëron e shenjtorët dhe shenjtoret na paraprijnë.

Ditët e ardhshme artikujt tonë në kanalin e internetit e në mjetet e komunikimit shoqëror do të japin njoftime mbi procesin dhe domethënien  e kanonizimeve, mbi faktin historik të 12 marsit 1622, kur u shpallën njëkohësisht  5 shenjtorë, 5 figura  të mëdha të Kishës: Injaci e Françesk Saveri, por edhe Tereza e Jezusit, Filip Neri e Isidori Bujk. Do të japim edhe përmbledhjen e kremtimit të së hënës, 14 mars,  në Kishën e Jezusit. E do të vijojmë ta kremtojmë së bashku Vitin Injacian!

Marrë nga (Radio Vatikani)

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme