13.5 C
Tirana
HomeKryesorPapa Françesku: T’i lutemi Jezusit me dashuri, është mik që na do...
HomeKryesorPapa Françesku: T’i lutemi Jezusit me dashuri, është mik që na do...

Papa Françesku: T’i lutemi Jezusit me dashuri, është mik që na do të lum

Familjariteti me Zotin në lutjen e “bërë me dashuri”, duke iu drejtuar si mik, “fiton mbi frikën, që na shtyn të mendojmë se vullneti i tij nuk është për të mirën tonë”, se të pranosh ftesën e Tij “do të thotë të shkatërrosh jetën”. Përkundrazi! shenja e takimit me të “është gëzimi!”. “Trishtimi dhe frika janë shenja të largimit prej tij”. Papa Françesku e nënvizoi këtë në katekizmin e katërt kushtuar temës së aftësisë shpirtërore për të shqyrtuar, a për të dalluar, propozuar edhe në audiencën e sotme të përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit.

AUDIENCA E PËRGJITHSHME

Katekezë mbi Dallimin: 3Elementet e dallimit. Familjariteti  me Zotin

Të dashur vëllezër dhe motra, mirëdita!

Kthehemi te katekezat mbi temën e dallimit, – sepse tema e dallimit është shumë e rëndësishme për të ditur se çfarë ndodh brenda nesh; ndjenjat dhe idetë, duhet t’i dallojmë se nga vijnë, ku më çojnë, në çfarë vendimi më shtyjnë – dhe sot ndalemi te i pari nga elementet e tij përbërës, që është lutja. Për të dalluar është e nevojshme të jesh në një mjedis, në gjendje lutjeje.

Lutja është një ndihmë e domosdoshme për dallimin shpirtëror, veçanërisht kur ai përfshin afektet, duke na lejuar t’i drejtohemi Hyjit me thjeshtësi dhe familjaritet, sikur i flasim një miku. Është të dish të shkosh përtej mendimeve, të hysh në intimitet me Zotin, me një spontanitet të dashur. Sekreti i jetës së shenjtërve është familjariteti me Hyjin dhe mirëbesimi ndaj Tij, që rritet në ta dhe e bën gjithnjë e më të lehtë njohjen e asaj që është e pëlqyeshme para Tij. Lutja e vërtetë është familjaritet dhe mirëbesim me Hyjin, nuk është të thuash lutje si papagalli, bla bla bla, jo. Lutja e vërtetë është ky spontanitet dhe kjo dashuri me Zotin. Ky familjaritet e mposht frikën ose dyshimin se vullneti i tij nuk është për të mirën tonë; ky është një tundim që ndonjëherë i përshkonmendimet tona dhe e bën zemrën të trazuar, të pasigurt ose të hidhëruar gjithashtu.

Dallimi nuk pretendon siguri absolute – nuk është kimikisht një metodë e pastër, jo, nuk kërkon siguri absolute, sepse ka të bëjë me jetën, dhe jeta nuk është gjithmonë logjike, ajo ka shumë aspekte që nuk mund të përfshihen në një kategori të vetme mendimi. Ne do të donim të dinim saktësisht se çfarë duhet bërë,megjithatë, edhe kur ndodh, nuk veprojmë gjithmonë në përputhjeme atë që dimë. Sa herë e kemi bërë edhe ne përvojën e përshkruar nga Pali apostulli, i cili thotë kështu: «Nuk bëj të mirën që dua, por të keqen që nuk e dëshiroj» (Rom 7,19). Ne nuk jemi vetëm arsye, nuk jemi makina, nuk mjafton të marrim udhëzime për t’i zbatuar ato: pengesat, ashtu si ndihmat, për t’u përcaktuar për Zotin janë mbi të gjitha afektive, të zemrës.

Është domethënëse që mrekullia e parë e kryer nga Jezusi në Ungjillin e Markut është një ekzorcizëm (krh. 1,21-28). Në sinagogën e Kafarnaumit ai liron një njeri nga djalli, duke e liruar nga përfytyrimi i rremë i Hyjit që Satani sugjeron që në fillim: atë të një Hyji që nuk dëshiron lumturinë tonë. I pushtuari, i asaj pjese të Ungjillit, e di se Jezusi është Hyj, por kjo nuk e bën të besojë në Të, në fakt ai thotë: «A erdhe të na zhbish?» (rr. 24).

Shumë, edhe të krishterë, mendojnë të njëjtën gjë: domethënë se Jezusi mund të jetë edhe Bir i Hyjit, por  dyshojnë se ai dëshiron lumturinë tonë; madje, disa kanë frikë se ta marrësh seriozisht propozimin e tij, atë që na propozon Jezusi, do të thotë të shkatërrosh jetën, t’i vdesësh dëshirat tona, aspiratat tona më të forta. Këto mendime ndonjëherë çojnë krye brenda nesh: se Hyjipo kërkon shumë prej nesh, kemi frikë se Hyji na kërkon shumë, se nuk na do përnjëmend. Mirëpo, në takimin tonë të parë pamë se shenja e takimit me Zotin është gëzimi. Kur takoj Zotin në lutje, gëzohem. Secili prej nesh bëhet i gëzuar, një gjë e bukur kjo. Nga ana tjetër, trishtimi apo frika janë shenja të largësisë nga Hyji: «Nëse dëshiron të hysh në jetë, zbatoji urdhërimet», i thotë Jezusi të djaloshit të pasur (Mt 19,17). Fatkeqësish, atë të ri, disa pengesa nuk e lanë ta vinte në jetë dëshirën që kishte në zemër, që ta ndiqte më nga afër “mësuesin e mirë”. Ai ishte një djalë i ri i interesuar, nismëtar, kishte marrë nismën për të takuar Jezusin, por gjithashtu ishte shumë i ndarë në afektet [lidhjet] e tij, pasuritë ishin shumë të rëndësishme për të. Jezusi nuk e detyron atë që të përcaktohet, por teksti vëren se i riu largohet nga Jezusi «i trishtuar» (rr. 22). Kush largohet nga Zoti nuk është kurrë i gëzuar, pavarësisht se ka në zotërim një bollëk të madh të mirash dhe mundësish. Jezusi nuk ju detyron kurrë ta ndiqni atë, kurrë. Jezusi të bën ta njohësh vullnetin e tij, me shumë përzemërsi të bën t’i dish gjërat, por të lë të lirë. Dhe kjo është gjëja më e bukur e lutjes me Jezusin: liria që Ai na jep. Ndërsa, kur ne largohemi nga Zoti, mbetemi me diçka të trishtuar, diçka të keqe në zemër.

Të dallosh se çfarë ndodh brenda nesh nuk është e lehtë, sepse dukjet mashtrojnë, por familjariteti me Hyjin mund t’i shkrijë butësisht dyshimet dhe frikën, duke e bërë jetën tonë gjithnjë e më të hapur ndaj «dritës dashamirëse» të tij, sipas shprehjes së bukur të shën Gjon Henri Njumanit. Shenjtërit shkëlqejnë nga drita qëreflektojnë dhe e tregojnë në gjestet e thjeshta të ditëve të tyre praninë dashamirëse të Hyjit, e cila e bën të pamundurën të mundur. Thuhet se dy bashkëshortë që kanë jetuar së bashku për një kohë të gjatë duke e dashur njëri-tjetrin, i përngjajnë njëri-tjetrit. Diçka e ngjashme mund të thuhet për lutjen e ngrohtë: në një mënyrë graduale, por vepruese, ajo na bën gjithnjë e më të aftë për ta pranuar, me natyrshmëri, atë që është e rëndësishme, si diçka që buron nga thellësia e qenies sonë. Të qëndrosh në lutje nuk do të thotë të thuash fjalë, fjalë, jo; të qëndrosh në lutje do të thotë t’ia hapësh zemrën Jezusit, t’i afrohesh Jezusit, ta lejosh Jezusin të hyjë në zemrën tënde, që ta ndiejmë praninë e tij. Dhe aty ne mund të dallojmë kur është Jezusi dhe kur jemi ne me mendimet tona, shumë herë larg asaj që dëshiron Jezusi.

Ta kërkojmë këtë hir: që ta jetojmë një marrëdhënie miqësie me Zotin, ashtu siç i flet miku mikut (krh. Shën Injaci i Lojolës, Ushtrime shpirtërore, 53). Unë kam njohur një sivëlla të vjetër rregulltar i cili ishte derëtar i një kolegji dhe, sa herë që e kishte të mundur, i afrohej kapeles, shikonte altarin, e thoshte: “Përshëndetje”, sepse kishte afërsi me Jezusin: Ai nuk kishte nevojë të thoshte bla bla bla, jo: “përshëndetje, unë të qëndroj pranë e ti më qëndron pranë”. Kjo është marrëdhënia që duhet të kemi në lutje: afërsi, afërsi të ngrohtë, si vëllezër, afërsi me Jezusin. Një buzëqeshje, një gjest i thjeshtë dhe mos të themi fjalë që nuk arrijnë në zemër. Siç thashë, të flasim me Jezusin si miku i flet mikut. Është një hir që duhet ta kërkojmë njëri për tjetrin: ta shohim Jezusin si mikun tonë, mikun tonë më të madh, mikun tonë besnik, që nuk përfrikëson, e mbi të gjitha, nuk na braktis kurrë, edhe kur ne largohemi prej Tij. Ai qëndron te dera e zemrës. “Jo, nuk dua t’ia di fare për ty”, i themi. Dhe Ai qëndron i heshtur, qëndron aty pranë, afër zemrës, sepse Ai është gjithmonë besnik. Le të ecim para me këtë lutje, ta bëjmë lutjen “përshëndetje”, lutjen që e përshëndet Zotin me zemër, lutjen e ngrohtë, lutjen e afërsisë, me pak fjalë, por me gjeste dhe vepra të mira. Faleminderit!

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme