26.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësPapa Françesku: Të vaksinohesh është një akt dashurie
HomeJeta e KishësPapa Françesku: Të vaksinohesh është një akt dashurie

Papa Françesku: Të vaksinohesh është një akt dashurie

Mond MARKU

Në një videomesazh për popullatat e Amerikës Latine, Papa Françesku fton për t’u vaksinuar kundër koronavirusit: një gjest i thjeshtë por i thellë për një të ardhme më të mirë. Kësaj i bëjnë jehonë kardinalët nga Veriu në Jug të kontinentit: duhet të jemi përgjegjës për të mirën e përbashkët, sepse jemi një familje e vetme.

Papa Françesku ka përsëritur vazhdimisht që shëndeti është e drejtë e secilit dhe se duhet të mbrohet për të gjithë. Gjithashtu fjalët e tij janë përkthyer vazhdimisht në gjeste konkrete ndihme, veçanërisht ndaj vendeve më të prekura nga pandemia dhe me më pak mjete, duke dërguar materiale mjekësore dhe fonde. Për më tepër, në fund të majit, vaksinimi kundër Covid-19 në Vatikan përfundoi pikërisht me dhënien e ilaçit për 300 njerëz të prekshëm dhe të varfër. Zëri i Papës ka ftuar gjithmonë – duke nënvizuar gjithashtu dobishmërinë për të pezulluar patentat për kompanitë farmaceutike – për të mirëpritur imunizimin e gjerë si një e mirë e përbashkët universale. Sot, Papa kthehet serish mbi temën, këtë herë duke i bërë thirrje ndërgjegjes së secilit, me një videomesazh në të cilin ai shpreson të në një qëndrim të përgjegjshëm për ta përballuar së bashku pandeminë.

Ftesë për të bashkëpunuar me njëri -tjetrin

Në një shpirt vëllazëror, i bashkohem këtij mesazhi shprese për një të ardhme më të ndritur. Falë Hyjit dhe punës së shumë njerëzve, sot ne kemi vaksina për t’u mbrojtur nga Covid-19. Këto japin shpresën për t’i dhënë fund pandemisë, por vetëm nëse ato janë të disponueshme për të gjithë dhe nëse bashkëpunojmë me njëri -tjetrin.

Dashuria është gjithashtu shoqërore dhe politike

Papa fton që ta çmojmë dashurinë si një prizëm që pasqyron shkëlqimin e gjesteve që, megjithëse konsiderohen të një entiteti të vogël, kanë pasoja universale:

Vaksinimi, me vaksina të autorizuara nga autoritetet kompetente, është një akt dashurie. Dhe ndihma për të vaksinuar shumicën e njerëzve është një akt dashurie. Dashuri për veten, dashuri për familjen dhe miqtë, dashuri për të gjithë popujt. Dashuria është gjithashtu shoqërore dhe politike, ka dashuri shoqërore dhe dashuri politike, është universale, gjithnjë e tejmbushur me gjeste të vogla të bamirësisë personale të aftë për të transformuar dhe përmirësuar shoqëritë.

Një gjest i thjeshtë por i thellë

Falënderimet dhe bekimet e Papa Françeskut ndërthuren me ftesën për të bërë një gjest që e krahason me një kokërr rërë. Me anë të vaksinimit, të gjithë mund të bashkëpunojnë për një të ardhme më të mirë:

Vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë por e thellë për të promovuar të mirën e përbashkët dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin, veçanërisht për më të prekshmit. Unë i kërkoj Hyjit që secili të mund të kontribuojë me kokrrën e tij të vogël të rërës, gjestin e tij të vogël të dashurisë. Sado i vogël të jetë [gjesti], dashuria është gjithmonë e madhe. Kontribuoni me këto gjeste të vogla për një të ardhme më të mirë.

Marrë nga Vatican.va

Mond MARKU

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme