13.5 C
Tirana
HomeKryesorPapa Françesku: Kazakistani, shembull qytetërimi dhe guximi 
HomeKryesorPapa Françesku: Kazakistani, shembull qytetërimi dhe guximi 

Papa Françesku: Kazakistani, shembull qytetërimi dhe guximi 

Në katekizmin e audiencës së sotme të përgjithshme, Papa Françesku rikujtoi ngjarjet kryesore të shtegtimit të tij të fundit në Kazakistan, për të nënvizuar kuptimin e çasteve të jetuara dhe për të falënderuar Presidentin e Republikës, autoritetet, ipeshkvijtë dhe të gjithë ata që bashkëpunuan për pritjen e tij në këtë vend larg syrit, por pranë zemrës!
AUDIENCA E PËRGJITHSHME

Udhëtimi Apostolik në Kazakistan

Të dashur vëllezër dhe motra, mirëdita!

Javën e kaluar, nga e marta në të enjte, u drejtova për në Kazakistan, një vend shumë i gjerë në Azinë Qendrore, me rastin e Kongresit të shtatë të Udhëheqësve të feve botërore dhe tradicionale. Ripërtërij mirënjohjen time për Presidentin e Republikës dhe për autoritetet e tjera të Kazakistanit për pritjen e përzemërt që më është bërë dhe për angazhimin bujar të treguar në organizim. Gjithashtu falënderoj ngrohtësisht Ipeshkvijtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët për punën e madhe që kanë bërë dhe mbi të gjitha për gëzimin që më kanë dhënë pasi e pata të mundur t’i takoj dhe t’i shoh të gjithë së bashku.

Siç e thashë, arsyeja kryesore e udhëtimit ishte të merrja pjesë në Kongresin e Udhëheqësve të feve botërore dhe tradicionale. Kjo nismë është realizuar prej njëzet vitesh nga Autoritetet e vendit, e cila i paraqitet botës si vend takimi dhe dialogu, në këtë rast në rrafshin fetar, pra si protagoniste në promovimin e paqes dhe të vëllazërisë njerëzore. Ishte edicioni i shtatë i këtij kongresi: një vend që ka 30 vite pavarësi ka mbajtur tashmë 7 edicione të këtyre kongreseve, një në çdo tre vjet. Kjo do të thotë të vendosësh fetënë qendër të angazhimit për ndërtimin e një bote ku ka dëgjim dhe respektim të ndërsjellët në të qenurit të ndryshëm. Dhe kjo gjë nuk është relativizëm, jo: është të dëgjosh dhe të respektosh. Dhe kjo i duhet njohur qeverisë së Kazakistanit, e cila, pasi u çlirua nga zgjedha e regjimit ateist, tani propozon një rrugë qytetërimi, duke dënuar qartësisht fundamentalizmin dhe ekstremizmin. Është një pozicion i balancuar dhe i bashkuar.

Kongresi diskutoi dhe miratoi Deklaratën përfundimtare, e cila është në vazhdimësi me atë të nënshkruar në Abu Dhabi në shkurt të vitit 2019 për vëllazërinë njerëzore. Më pëlqen ta interpretoj këtë hap përpara si fryt të një rrugëtimi që nis nga larg: natyrisht, mendja më shkon te Mbledhja Ndërfetare për Paqe, historike, ethirrur nga Shën Gjon Pali II në Asizi në vitin 1986, shumë ekritikuar nga njerëz që nuk kishin largpamësi; më vjen ndërmend vështrimi largpamës i Shën Gjonit XXIII dhe Shën Palit VI; dhe gjithashtu ai [vështrim] i personaliteteve të mëdha të feve të tjera – kufizohem në kujtimin e Mahatma Gandit. Por si mund të mos kujtojmë kaq shumë martirë, burra e gra të çdo moshe, gjuhe dhe kombi, që e paguan me jetën e tyre besnikërinë ndaj Hyjit të paqes dhe vëllazërisë? E dimë: momentet solemne janë të rëndësishme, por pastaj vjen angazhimi i përditshëm, është dëshmia konkrete që ndërton një botë më të mirë për të gjithë.

Përveç Kongresit, ky udhëtim më dha mundësinë të takoj Autoritetet e Kazakistanit dhe të Kishës që jeton në atë vend.

Pasi i bëra vizitë Presidentit të Republikës – të cilin e falënderoj sërish për mirësinë e tij – shkuam në Sallën e re të Koncerteve, ku e pata të mundur t’iu flisja Qeveritarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe Trupit diplomatik. Unë theksova thirrjen eKazakistanit për të qenë një Vend takimi: njëmend, në të, jetojnë së bashku rreth njëqind e pesëdhjetë grupe etnike dhe fliten më shumë se tetëdhjetë gjuhë. Kjo thirrje, që lidhet me karakteristikat e tij gjeografike dhe historinë e tij – kjo thirrje për të qenë një vend takimi, kulturash, gjuhësh –, është mirëpritur dhe përqafuar si një rrugëtim që meriton të përkrahet dhe të mbështetet. Po kështu, shpreha dëshirën që të mund të vazhdonte ndërtimi i një demokracie gjithnjë e më të pjekur, e aftë për t’iu përgjigjur konkretisht nevojave të mbarë shoqërisë. Është një detyrë e vështirë, që kërkon kohë, por tashmë është e nevojshme të pranohet se Kazakistani ka bërë zgjedhje shumë pozitive, si ajo e të thënit “jo” armëve bërthamore dhe ajo e politikave të mira energjetike dhe mjedisore. Kjo ishte e guximshme. Në një moment të kësaj lufte tragjike, ku disa mendojnë për armët bërthamore – një çmenduri kjo –, ky vend, që prej fillimit, u thotë “jo” armëve bërthamore.

Sa i përket Kishës, isha shumë i lumtur që takova një bashkësinjerëzish të hareshëm, të gëzuar, me entuziazëm. Katolikët janë të paktë në atë vend kaq të madh. Por kjo gjendje, nëse jetohet me fe, mund të japë fryte ungjillore: para së gjithash, lumninë e vogëlsisë, lumninë e të qenurit tharm, kripë dhe dritë duke u mbështetur vetëm te Zoti dhe jo në ndonjë formë të rëndësisë njerëzore. Për më tepër, numri i pakët na fton të zhvillojmë marrëdhëniet me të krishterët e konfesioneve të tjera, si dhe vëllazërinë me të gjithë. Një grigjë e vogël, po, por e hapur, jo e mbyllur, jo vetëmbrojtëse, e hapur dhe feplote në veprimin e Shpirtit Shenjt, që fryn lirshëm ku dhe si të dojë. Kujtuam edhe atë pjesë gri, martirët: martirët e atij populli të shenjtë të Hyjit – sepse vuajti shtypjen ateiste për dekada, deri në çlirimin e saj 30 vjet më parë – burra e gra që vuajtën aq shumë për fenë në periudhën e gjatë të persekutimit. U vranë, u torturuan, u burgosënpër shkak të fesë.

Me këtë grigjë të vogël, por të gëzueshme, kremtuam Eukaristinë, gjithnjë në Nur Sultan, në sheshin e Expos 2017, i rrethuar nga arkitektura ultra-moderne. Ishte festa e Kryqit të Shenjtë. Dhe kjo na bën të reflektojmë: në një botë ku përparimi dhe regresi janë të ndërthurura, Kryqi i Krishtit mbetet spiranca e shpëtimit: shenjë shprese që nuk zhgënjen, sepse bazohet në dashurinë e Hyjit, të mëshirshëm dhe besnik. Atij i shkojnë falënderimet dhe lutjet tonapër këtë udhëtim, që të jetë i pasur me fryte për të ardhmen e Kazakistanit dhe për jetën e Kishës shtegtare në atë vend. Faleminderit!

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme