10.5 C
Tirana
HomeEditorialPali i vogël në Kishën e madhe apostolike
HomeEditorialPali i vogël në Kishën e madhe apostolike

Pali i vogël në Kishën e madhe apostolike

“Dilni në mbarë botën e predikojeni Ungjillin”.

Dom Mark Pashkja
Zëdhënësi i KISH

Ishin këto fjalët e Jezusit para se të ngjitej në qiell. Fjalë që tingëllojnë gjithmonë aktuale, më shumë se dje e më pak se neser. Në këtë testament dashurie universale zë fill entuziazmi misionar i Kishës dhe bijve të saj, të cilët në sigurinë që buron prej Krishtit, janë të aftë të bëjnë relative gjithçka, përballë absolutes së Personit të tij.

Vetëm dashuria pa kushte mund të jetë shpjegimi i saktë i asaj që ndodh çdo ditë në kishën katolike të Jugut të Shqipërisë, të asaj që ndodhi sot në këtë kishë të vogël në numër por të madhe në dashuri. Ndërkohë që të rinjtë e Shqipërisë thurin çdo ditë ëndrra për t’u larguar nga ky vend dhe e mendojnë të ardhmen larg tij, një djalosh nga Ravena finsike, mendon krejt ndryshe dhe bën krejt të kundërtën.

Me një shqipe të kulluar e të pastër, fryt i një shpirti të inkulturuar në kulturën shqiptare në qytetin Beratit, ai në Lushnje u shugurua meshtar duke ju kushtuar përjetësisht Zotit në këtë kishë lokale.

Kishë e vogël në numra mbase, por shumë e pasur me zell misionar dhe dashuri ndaj Shqipërisë. Misioni është fjala që përkufizon këtë bashkësi që nga fillimi i ekzistencës së saj. E shtrirë pothuajse në gjysmën e hapsirës gjeografike territoriale të vendit tonë, ajo është një hapsirë që i ngjason më shumë se askush tjetër kohës apostolike. Diversitetit fetar të pranishëm aty i bashkohet edhe prania e “të korrave” të shumta që presin takimin me lajmin e gëzueshëm.

Në këtë kontekst do të marrë udhë identiteti meshtarak i Atë Paolo Marascos, i cili është i pari meshtarë që shugurohet ekskluzivisht në shërbim të kësaj kishe të re. Kisha e Shën Pjetrit dhe Palit në Lushnje ishte reflektimi ekzemplar i universalitetit të kishës që vihet në shërbim të jetes së një kishe lokale. Ipeshkvinj dhe meshtarë, motra e laikë, në praninë e vëllezërve ortodoksë e ungjillorë, nën klimën harmonike të korit të përberë nga neofitë të kësaj kishe, morën pjesë dhe soditën një shugurim meshtarak që duket si “dallëndyshe pranverore” për këtë realitet kishtar. Nën modelin e atij që zgjodhi të bëhej i vogël për të mbetur i madh, Atë Paolo Marasco i tha PO Zotit, në Shqipëri, në kishën e Jugut, brenda familjes së vogël, të Kishës së madhe katolike Apostolike.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme