Është përmbyllur projekti “Së bashku t’i japim ngjyra të ardhmes” i zbatuar nga nxënësit e degës Shërbime Sociale dhe Shëndetësore të shkollës “Shën Jozefi”, me mbështetjen e fondacionit Mary Ward Loreto, duke ndjekur hapat e metodologjisë “Të nxënit përmes shërbimit”.
Të pranishëm në aktivitetin përmbyllës ishin përfaqësues nga ZVA Mirditë, drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazit Rrëshen, një grup nxënësish nga shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka” Lezhë, si edhe përfaqësues të fondacionit Mary Ward Loreto.
Nxënësit kanë zgjedhur të kenë në fokus “të ardhmen”, fëmijët dhe të rinjtë,pasi më shumë se asnjëherë kemi nevojë për ngjyra, menduar si simbole shprese në këtë periudhë të vështirë pandemie.
Iniciativat e ndërmarra dhe të realizuara:
-Krijimi i një ambjenti të përshtatshëm dhe plot ngjyra për fëmijët e sëmurë në repartin e pediatrisë në spitalin Mirditë.
-Përgatitja e kartolinave me urime për festat e fundvitit për 120 fëmijë.
-Mundësimi i një momenti argëtues festiv për një grup me 30 fëmije nga kopshti si edhe për 30 fëmijë jetim në Rrëshen.
-Përgjatitja e kartolinave për mësuesit e shkollës, që çdo ditë i japin ngjyra të ardhmes sonë.
-Dhurimi i librave jashtëshkollor për shkollën në Tarazh dhe Malaj.
-Pergatitja e posterave për ambiente të ndryshme të cilat frekuentohen nga fëmijë dhe të rinjtë.
Nxënësit e angazhuar në zbatimin e projektit janë pajisur me një çertifikatë pjesëmarrje.
Lindita KOKAJ