10.5 C
Tirana
HomeKisha Universale“Nuk jeni vetëm”: Papa lutet për detarët e mërguar nga pandemia
HomeKisha Universale“Nuk jeni vetëm”: Papa lutet për detarët e mërguar nga pandemia

“Nuk jeni vetëm”: Papa lutet për detarët e mërguar nga pandemia

Me rastin e Ditës Botërore të Detarisë, Papa Françesku kujton sakrificat e peshkatarëve dhe punëtorëve në këtë sektor, veçanërisht ato mijëra që Covid-i po i mban larg familjeve që prej një viti e gjysmë: puna juaj në det shpesh ju mban larg, por ju jeni të pranishëm në lutjet e mia dhe në mendimet e mia.

“Le të lutemi së bashku për detarët dhe peshkatarët, të cilët në kohët e fundit janë përballur me kaq shumë sakrifica duke siguruar, me punën e tyre, ushqimin dhe nevojat e tjera themelore për familjen e madhe njerëzore për të lehtësuar vuajtjet e shkaktuara nga pandemia”. Papa Françesku në Twitter kujton Ditën Botërore të Detarisë, të shpallur nga OKB –ja, e cila kujtohet këtë ditë.

Një sakrificë për të gjithë

Me këtë rast, Kombet e Bashkuara nxjerrin në pah problemin serioz të mijëra detarëve të cilët, veçanërisht në kohën e urgjencës shëndetësore, kanë ngelur të bllokuar në det, larg njerëzve të dashur me frikën e infektimit. Personat në fjalë janë rreth 400,000, larg shtëpive të tyre që prej 18 muajsh, që nga shtatori 2020. Tema është trajtuar disa herë nga Kisha dhe në veçanti nga Papa. Në një video mesazh, në qershor të vitit 2020, Françesku pati shprehur vëmendjen dhe afërsinë e tij ndaj sakrificave të hasura, duke garantuar transportin e 90% të mallrave dhe pajisjeve mjekësore nga një pjesë e botës në tjetrën.

Dijeni se nuk jeni vetëm dhe nuk jeni të harruar. Puna juaj në det shpesh ju mban larg, por ju jeni të pranishëm në lutjet dhe mendimet e mia, si dhe në ato të kapelanëve dhe vullnetarëve të ‘Stella Maris’. Vetë Ungjilli na e kujton këtë kur na flet për Jezusin me dishepujt e tij të parë, të cilët ishin të gjithë peshkatarë, si ju. Sot dëshiroj t’ju dërgoj një mesazh dhe një lutje shprese, një lutje mbështetjeje dhe ngushëllimi kundër të gjitha rreziqeve dhe në të njëjtën kohë inkurajoj të gjithë ata që punojnë me ju në kujdesin baritor të detarëve.

Njohja e të drejtave të detarëve

Në korrikun e kaluar, Dikasteri për Shërbimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, në një mesazh shprehu falënderimet e veta për më shumë se 1.7 milion detarë në botë, për atë që kanë bërë gjatë pandemisë. Teksti nuk fsheh “kontradiktën e thellë” që ka zënë vend në botën e industrisë detare, “shumë të globalizuar”, por e shënuar nga paplotësia e rregullave mbi të drejtat dhe mbrojtjen e punëtorëve. Këndej edhe kërkesa e Dikasterit për të njohur “punëtorët thelbësorë”, duke favorizuar “ndryshimet e ekuipazhit” dhe duke i dhënë përparësi një politike të qartë në lidhje me vaksinimet.

Përkthyer nga Vatican News

Mond MARKU

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme