9.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësNuk janë vërtet Krishtlindje pa të varfërit
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësNuk janë vërtet Krishtlindje pa të varfërit

Nuk janë vërtet Krishtlindje pa të varfërit

Imzot Arjan Dodaj
Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit

Si sot para 75 vjetësh, Sh. Nënë Tereza e Kalkutës, filloi shërbimin e saj misionar me të varfërit, duke zëvendësuar veshjen e saj tradicionale si motër e Loretos me një sari të thjeshtë pambuku të bardhë me një kufi blu. Për të shënuar këtë ditë, motrat e bamirësisë në Tiranë, kanë shtruar një drekë për disa persona që po i bejnë ballë jetës më vështirësi. Pas etiketës “i varfër”, qëndron njeriu me dinjitetin, shpresat dhe vështirësitë e tij. Gjendja e varfërisë nuk shteron me një fjalë, bëhet britmë, që përshkon qiellin e arrin te Hyji. Britma e të varfërit, shpreh vuajtjet e vetminë e tij, zhgënjimin dhe shpresën.

I ftuar për këtë drekë ishte edhe Arqipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj F.d.C. i cili u përcolli të pranishmëve mesazhin e shpresës dhe afërmitetin. Ai u kujtoi të gjithëve që shërbimin që bejnë motrat dhe arsyeja e gëzimit të të qëndruarit bashkë, buron nga vetë Jezu Krishti – Shpëtimtari i botës – i cili zgjodhi këtë mënyrë të varfër për të riatdhesuar njeriun, për të shpëtuar njerëzimin mbarë. Ai ka hyrë në historinë e njerëzimit, i lindur nga Nëna e Tij, në Betlehem të Judesë, brenda një shpelle në kushte ekstreme të varfërisë. Ai u bë vëllai i të varfërve dhe Mbreti i tyre,mbrojtës i të drejtave të tyre të nëpërkëmbura. Pasi ndau me ta sofrën, Imzot Arjani i bekoi të gjithë, duke iu uruar shumë bekime për këtë periudhë festash.

Papa Françesku vazhdimisht i ka dhënë përparësi gjendjes së të varfërve gjatë papatit të tij. Ai pati thënë: “Jezusi lindi i varfër, jetoi i varfër dhe vdiq i varfër; ai nuk foli aq shumë për varfërinë, sesa e jetoi atë, deri në fund, për hirin tonë. Nga grazhdi e deri te kryqi, dashuria e Tij për ne ishte gjithmonë e prekshme, konkrete. Ai që ka lindur në grazhd, kërkon një besim konkret, të përbërë nga adhurimi dhe bamirësia, jo fjalë boshe dhe sipërfaqësore. Ai që u shtri lakuriq në grazhd dhe u var lakuriq në kryq, kërkon nga ne të vërtetën, Ai kërkon nga ne të shkojmë në realitetin e zhveshur të gjërave dhe të vendosim në këmbët e grazhdit të gjitha justifikimet tona, justifikimet tona dhe hipokrizitë tona.”.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme