9.5 C
Tirana
HomeKryesorNJË PËRGJIGJE KATOLIKE NDAJ KRIZËS NGA VARËSIA
HomeKryesorNJË PËRGJIGJE KATOLIKE NDAJ KRIZËS NGA VARËSIA

NJË PËRGJIGJE KATOLIKE NDAJ KRIZËS NGA VARËSIA

Një libër i ri tregon se si mund të jetë ecja me bashkë-dhembshuri përkrah atyre që po luftojnë dhe po vuajnë dhimbjen e krizës nga varësia.

Ne të gjithë njohim ndokënd që ka luftuar kundrejt ndonjë varësie, ose ndoshta ne vetë po e bëjmë një luftë të tillë. Varësia është kaq e përhapur dhe askush nuk është imun ndaj saj.

Si katolikë, ne e dimë se jemi thirrur të “qajmë me ata që qajnë” (Rom 12,15). Jemi të thirrur të ecim me bashkë-dhembshuri përkrah atyre që po luftojnë dhe po vuajnë pasojat e dhimbshme të krizës nga varësia.

Por si është në praktikë ky shoqërim me bashkë-dhembshuri? Një libër i ri përpiqet t’i përgjigjet kësaj pyetje nga një këndvështrim katolik. The Road to Hope [Rruga drejt shpresës]: Përgjigjja ndaj krizës nga varësia ofron këshilla të dobishme dhe të menduara për t’iu përgjigjur krizës së varësisë përmes një lenteje katolike.

Pata shansin të takohesha me Lindsay Schlegel, bashkautore e Rrugës drejt shpresës: Përgjigjja ndaj krizës nga varësia. Kjo është biseda jonë.

Çfarë ju frymëzoi për të shkruar një libër për krizën nga varësia?

Fillimisht, ky libër ishte një kujtim, autori i të cilit ishte Keaton dhe unë isha redaktori. Ne punuam së bashku për disa muaj dhe më pas projekti u la për disa vite.

Një nxitje e Shpirtit Shenjt më shtyri të kontaktoja Keaton për ta rishikuar projektin. Ajo u tregua menjëherë entuziaste për këtë gjë – njerëzit i kishin thënë se duhej ta shkruante një libër.

Nuk kishim nevojë të shkruanim një kujtim; ne kishim nevojë të bënim një thirrje për Kishën në tërësi për veprim.

Pse duhet të bashkohen katolikët për të ndihmuar ata që janë prekur nga kjo krizë?

Ata që preken nga varësia – që do të thotë ata që janë të prekur personalisht, si dhe familja dhe miqtë e tyre – shpesh vuajnë në heshtje, pasi varësia dhe shërimi janë përgjithësisht tabu në kulturën tonë. Pra, njerëzit jo vetëm që vuajnë, por vuajnë edhe në vetmi.

Ne jemi të krijuar sipas shëmbëllimit dhe përngjasimit të Hyjit, i cili në Vetvete është një marrëdhënie në Trininë e Shenjtë. Jemi të thirrur të jemi në marrëdhënie me njëri-tjetrin, të gjejmë bashkim, të ndërtojmë koinoni. Përgjigjja ndaj atyre që janë të prekur nga varësia është një dëftim i saktë i asaj për të cilën Krishti na thërret në Ungjij.

Cilat janë disa këshilla nga libri juaj që do t’ia ofronit dikujt që po lufton me varësinë, ose që ka një të afërm që po lufton me varësinë?

Do ta parafrazoja me një nga rreshtat e mi të preferuar nga libri, i cili rrodhi nga një intervistë me at’ Zachary Swantek: Hyji dëshiron të jetë me secilin prej nesh në përjetësi. Secili prej nesh është unik, i dashur pa kushte dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë gjë, asgjë nuk mund ta ndalojë.

Të gjithë priremi ndaj kapjeve të panatyrshme dhe askush prej nesh nuk mund të jetë shpëtimtari i dikujt tjetër; as që kemi nevojë të jemi: secili prej nesh ka një Shpëtimtar në Krishtin dhe dashuria e Tij është e fuqishme.

Me hirin e Tij, ne mund ta marrim atë dashuri. Me hirin e tij, ne mund ta ndajmë atë me ata që kanë nevojë.

Cila është gjëja më e rëndësishme që dëshironi të ndani në lidhje me krizën ndaj varësisë?

Ne duhet të ndalojmë së foluri për varësinë duke pëshpëritur. Nëse tema është tabu kjo ndodh sepse nuk e kuptojmë atë përnjëmend, atëherë le të fillojmë të mësojmë.

Po, ka një aspekt shpirtëror të varësisë, por ka edhe aspekte të tjera që duhen kuptuar gjithashtu. Në libër, ne eksplorojmë aspektet fizike të varësisë, të cilat mendoj se shumë njerëz nuk i njohin, dhe kështu nuk mund ta vlerësojnë luftën me të cilën përballen realisht të prekurit.

Sa më mirë ta kuptojmë, aq më lehtë mund t’ia dalim në dashuri dhe, në fund, me shpresë.

BurimiAleteia

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme