13.5 C
Tirana
HomeKISHMision i Jashtëzakonshëm në Shqipëri
HomeKISHMision i Jashtëzakonshëm në Shqipëri

Mision i Jashtëzakonshëm në Shqipëri

12 – 26 Tetor 2025
Shtegtarë të Shpresës

Gjatë këtij viti Jubilar, një mision i jashtëzakonshëm u zhvillua në Shqipëri në zonën e Matit të Dioqezës së Rrëshenit, i organizuar nga Misionarët Vinçencianë në bashkëpunim me P.O.M Shqipëri. Misioni filloi më 12 tetor me mandatin misionar dhe përfundoi më 26 tetor me një Meshë Falënderimi, të kryesuar nga Ipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta.

Shtegtarë të Shpresës” përfaqëson një përvojë unike të ndarë nga misionarët dhe gjashtë komunitetet lokale (Ulëz, Bushkash, Stojan, Baz, Burrel e Suç). U vizituan mbi 350 familje, përfshirë më të izoluarat dhe më të largëtat. Ishte një mision derë më derë, shteg më shteg për t’u treguar të gjithëve se Kisha është e pranishme dhe se Krishti është Shpresa jonë e gjallë.

Pasojat e komunizmit, i cili synonte të “vriste Zotin”, ishin qartë të dukshme në atë zonë. Duke penguar kremtimin e sakramenteve, regjimi kërkoi gjithashtu të zhdukte besimin. Si rezultat, shumë breza mbetën pa sakramente, por jo pa besim, pasi besimi nuk mund t’u merret nga askush.

Misionarët trokitën derë më derë, në zonën e Matit që e shpopulluar, po përjeton një periudhë shkurajimi të madh. Shumë të rinj po largohen për jashtë shtetit dhe shumë prindërve i mungojnë shumë fëmijët e tyre. Në çdo trokitje, ndihej një pritje e ngrohtë dhe mikpritje bujare, virtyte të thella shqiptare të rrënjosura brez pas brezi. Pas atyre dyerve ishin shumë të moshuar, të vetmuar dhe të sëmurë; kaq shumë dhimbje, kaq shumë lot dhe shumë familje në vështirësi. “Vetëm Zoti ka mbetur“, thanë disa prej tyre.

Shpresa është një prani.

Emri i Don Gianfranco Cadenelli, një misionar fidei donum aktiv në këtë zonë për 22 vjet, jeton në kujtesën dhe zemrën e çdo familjeje. Fatkeqësisht, vitin e kaluar, për shkak të një sëmundjeje të rëndë, u kthye në shtëpinë e Atit. Komuniteti për fjalët inkurajuese të tijat, për punën e palodhur dhe zellin i tij për popullin e Zotit.

Ishte e jashtëzakonshme për disa familje, të cilat, falë këtij misioni, patën mundësinë të prisnin një prift në shtëpi për herë të parë në jetën e tyre. Kjo vlen për disa familje në Burrel, një qytet me vetëm rreth njëzet familje katolike.

“Një Kishë në dalje” dhe “një Kishë sinodale”

Fjalët profetike të Papa Françeskut, “një Kishë në dalje” dhe “një Kishë sinodale”, u jetuan nga vetë ekipi misionarë, të cilët kanë përjetuar një jetë vëllazërore të karakterizuar nga lutja, misioni dhe vaktet e përditshme. Kjo tregon një dëshmi të qartë se Kisha, në mënyrë sinodale (së bashku), mund të arrijë çdo periferi.

Uniteti në Diversitet

Një bashkësi misionare me karizma të larmishme, por e animuar nga një shpirt i vetëm shërbimi. Ky mund të jetë një sinjal për Kishën Shqiptare, duke nënvizuar se ungjillizimi ndodh në sinergji, përtej kufijve dhe formalizmave.

Ekipi misionar përbëhej nga: Don Matteo (famullitari i komunitetit), dy misionarë vinçencianë, një prift orionin, një prift rrogacionist, motrat vinçenciane, motrat dorotee dhe dy laikë vendas.

“Zoti më kërkoi”

Misionarët treguan se familja e fundit që vizituan përfaqësonte një dëshmi të gjallë besimi. Të gjithë anëtarët e familjes ishin kthyer në krishtërim dhe kryefamiljari, duke ndarë përvojën e tij shpirtërore, deklaroi se: “Nuk isha unë që kërkova Zotin, por Ai që më kërkoi mua!” Nuk ishin misionarët ata që “sollën” Zotin, por përkundrazi e gjetën Atë në çdo familje, në çdo buzëqeshje dhe në çdo vuajtje.

Ky mision ngjalli entuziazëm të konsiderueshëm dhe la një gjurmë të thellë shprese. Aktualisht, po përpiqemi ta nxisim këtë vrull përmes angazhimit të misionarëve dhe laikëve në zonë.

Atë Rrok Shporaj CM
Ekipi Misionar

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme