10.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Shkodër-PultMesazhi i Presidentit të Konferencës Ipeshkvore, Imzot Angelo Massafra për festën Nënë...
HomeArqidioqeza Shkodër-PultMesazhi i Presidentit të Konferencës Ipeshkvore, Imzot Angelo Massafra për festën Nënë...

Mesazhi i Presidentit të Konferencës Ipeshkvore, Imzot Angelo Massafra për festën Nënë Terezës: Të ndjekim shembullin e saj duke ndihmuar më nevojtarët

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Katolike tё Shqipërisë e Kryeipeshkvi metropolit i Shkodёr-Pultit, Imzot Angelo Massafra e fillon mesazhin e tij me urimin pёr festёn liturgjike tё Shenjtёs Nёnё Terezё, duke marrë si shembull jetën dhe shembullin e saj me ftesën për ta imituar. Pastaj kujton njё mёsim tё saj qё vlen pёr tё gjithё: “nё botё ka shumё sëmundje tё rënda, por sëmundja mё e rёndё sot ёshtё qё njerёzit nuk e duan njёri-tjetrin”. “Tё duam tjetrin si Zoti na do, tё duam Zotin dhe tё veprojmë pёr tё qenё sa mё lumtur.

Më 5 shtator, kalendari i Kishës Katolike romake kremton festën liturgjike tё Shenjtës Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiut, themelueses sё Misionareve të dashurisë, bijës e motrës shqiptare, Nënës dhe Engjëllit tё të varfërve mё tё varfёr.

Festa liturgjike kishtare e Shenjtës Nënё Terezë, kremtohet në të gjitha Kishat e trevave shqiptare, si dhe në mbarë botën, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që Shenjta shqiptare u la besimtarëve dhe të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten, nё mënyrë tejet tё veçantë tё varfrit e tё nёpёrkёmburit e shoqërisë sonë bashkëkohore.

Motra e vogël e ngriti zërin aq, sa të dëgjohej nga të pushtetshmit e tokës, që t’i pranonin fajet përballë krimit të varfërisë së krijuar prej tyre. Dora e saj shtrëngoi mijëra duar njerёzish tё varfёr, që shtriheshin për të kërkuar ndihmë. E kudo shtrihet një dorë, që kërkon ndihmë për t’u ngritur përsëri në këmbë, atje duhet të jetë edhe prania jonë dhe prania e Kishës, që mbështet e jep shpresë.

Mesazhi i plotë:

Sivjet dëshiroj që të saktësoj një prej mësimeve që Nënë Tereza ka dhënë nëpërmjet jetës së saj dhe nëpërmjet mësimeve dhe shkon mirë për reflektim për situatën që jemi duke jetuar. Thoshte Nënë Tereza: “Janë në botë shumë sëmundje të rënda”, tani jemi në pandemi dhe jemi duke shikuar që sëmundja më e rëndë sot në botë është që përsonat nuk duan njëri-tjetrin, nuk respektojnë shumë njëri-tjetrin, këto janë fjalët e Nënë Terezës. Unë them që atë që thoshte Nënë Tereza, sot mund ta rrezikojmë shumë, për fatin që pandemia na bën të jemi më të kujdesshëm dhe na bën padrejtësisht për të qënë më të vetmuar, më të distancuar nga të tjerët dhe rrezikohet të mos jemi të lumtur, përkundrazi. Atëherë Nënë Tereza thoshte që për të qënë të lumtur duhet që të duam tjetrin, të duam Zotin kuptohet, duhet që të jemi bujar, që të falim, në fakt thoshte që duke falur diçka, dikujt më nevojtar , ne jemi dhe ndihemi më të lumtur, atëherë solidariteti me tjetrin, me atë që janë më nevojtar dhe mund të them qe jemi në muajin shtator kushtuar botës së krijuar, solidariteti ndaj botës së krijuar, duke dashur botën duke evituar gjërat që dëmtojnë tjetrin, duke evituar të hedhim plastikën në lumë, kudo që jemi.  Thoshte një njëri gati në fill të vdekjes që ka takuar Nënë Terezën, thotë për krejt jetën time kam jetuar gati si një kafshë, i vetmuar, i sëmurë por tani jam në duart e Nënë Terezës, jam duke vdekur si një engjëll, këto fjalë i tha një njeri që ishte duke vdekur në duart e Nënë Terezës dhe duke shikuar e soditur fytyrën e saj tha dy gjëra: Faleminderit, e tha “Nëse Hyji ekziston, duhet të ketë fytyrën tënde”. Nënë Tereza e ka dashur shumë njeriun, nevojtarin, jo sepse ishte një filantrope, një humanitare me zemër të madhe, por e ka bërë gjithçka duke soditur Krishtin e kryqëzuar e Krishtin në Ekuaristi. Nënë Tereza thoshte: “Duke shikuar Krishtin e kryqëzuar, ne shikojmë kokën e tij, i ulur për ta na puthur, krahët e tij të hapur, për të na përqafuar, zemrën e tij të hapur të shpuruar nga heshta, në mënyrë që ne të mund të gjejmë strehim në të”. Me këto fjalë të Nënë Terezës, e mbylli edhe unë me një mesazh : “le të duam njëri-tjetrin, si Zoti ju do”, pranoni të dashur vëllezër e motra këtë porosi të Nënë Terezës, që të duam tjetrin, të duam Zotin e të ndihmojmë për të qënë sa më të lumtur”, e mbyll mesazhin e tij Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme