Shkodër, 05/12/2020
Të dashur meshtarë, rregulltarë dhe rregulltare
Të Dashur Besimtarë,
Fatkeqësisht pandemia ende vazhdon dhe duket sikur nuk ka fund; vuajtjet vazhdojnë, njerëzit vdesin dhe pasojat e tjera janë shumë të rënda.
Ne, si Ipeshkvinj, në muajt e mëparshëm jemi bashkuar në lutje me Ruzaren e Shenjtë nëpërmjet Radio Marisë. Me rastin e të Kremtes së Zojes së Papërlyer kemi vendosur që të lusim Ruzarën e Shenjtë në Shenjtëroren e Nënës së Këshillit të Mirë në Shkodër, ditën e hënë me datën 7 dhjetor në orën 15.30. Te lutemi të gjithë që Nëna jonë të ndërmjetësojë për ne tek Ati, që të na lirojë nga kjo pandemi. Lutja do të udhehiqet nga Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodres-Pult dhe mund ta ndiqni e të merrni pjesë nëpërmjet Radio Marisë dhe mediave zyrtare të Dioqezave në rrjetet sociale.
+ Angelo Massafra OFM
Arqipeshkëv i Shkodër-Pult