10.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Shkodër-PultLumnimi i Atë Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli
HomeArqidioqeza Shkodër-PultLumnimi i Atë Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli

Lumnimi i Atë Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli

Deklaratë për Shtyp

Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i KISH

Shkodër 05.11.2024

Në ditën e përkujtimit liturgjik të Imzot Vinçenc Prennushit dhe 37 shokëve të tij martirë, Kisha Katolike në Shqipëri ka kënaqësinë të njoftojë të gjithë besimtarët katolikë dhe mbarë popullin shqiptar, se më datë 16 nëntor 2024 në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, do të shpallen të Lumë shërbëtorët e Hyjit Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazulli.

Meshën solemne dhe Ritin e kanonizimit do ta kryesojë i dërguari i posaçëm i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, Eminenca e Tij Kard. Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve. Në këtë Meshë do të jenë të pranishëm Ipeshkvijtë e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë. Të pranishëm do të jenë edhe autoritete civile e fetare. Një prani e veçantë do të jetë edhe ajo e Kardinalit tonë shqiptar, Eminenca e Tij Kard. Ernest Troshani Simoni.

Kemi të bëjmë pa dyshim me një moment historik dhe të lavdishëm për Kishën tonë në Shqipëri. Pas 38 martirëve që u shpallën të Lumë në vitin 2016, bashkë me Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazulli numri i tyre shkon në 40, duke shënuar kështu përfundimin e një pune gati 25-vjeçare të Kishës sonë vendore dhe veçanërisht të Arqidioqezës Shkodër-Pult, të udhëhequr nga Imzot Angelo Massafra.

Duke falënderuar Zotin për dëshminë e këtyre martirëve, që deri në fund jetuan dhe vdiqën për Fe e Atdhe, dëshirojmë t’ju dërgojmë një ftesë të përzemërt të gjithë besimtarëve katolikë dhe jo vetëm, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, që të bashkohen me ne në Katedralen e Shën Shtjefnit, të shtunën më datë 16 nëntor 2024 në orën 10.00.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme