10.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësLajmërim/ Vatikani shpall një konkurs për logon e Jubileut 2025
HomeJeta e KishësLajmërim/ Vatikani shpall një konkurs për logon e Jubileut 2025

Lajmërim/ Vatikani shpall një konkurs për logon e Jubileut 2025

Këshilli Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri ka shpallur një konkurs, të hapur për të gjithë, për krijimin e Logos zyrtare të Jubileut 2025. Të gjithë mund të marrin pjesë me kusht që të pranohet rregullorja, e cila përmban të gjitha udhëzimet e nevojshme që pjesëmarrësit të mund ta paraqesin punën e tyre para komisionit përzgjedhës. Të gjitha informacionet janë të disponueshme në sitin:(iubilaeum2025.va/it/logo), ku së shpejti do të mund të ngarkoni skedarin dixhital të punës suaj. Konkursi fillon sot, e martë 22 shkurt dhe përfundon më 20 maj 2022.

Me anë të logos “shprehet identiteti dhe tema shpirtërore e veçantë e çdo Viti të shenjtë, duke përfshirë brenda saj kuptimin teologjik – shpjegon dikasteri i udhëhequr nga Imzot Rino Fisichella – rreth të cilit zhvillohet dhe realizohet ky takim historik. Në letrën që Papa Françesku i ka drejtuar presidentit të dikasterit të Ungjillëzimit të Ri, gjenden disa tematika të dobishme për të hartuar Logon. Motoja “shtegtarë të shpresës” është sigurisht çelësi i privilegjuar nga i cili do të frymëzohen pjesëmarrësit”.

Për Vitin e Shenjtë 2000 u zgjodh vepra e një vajze 22-vjeçare, studente e një instituti arti.

Logoja do të certifikojë në mënyrë zyrtare nismat, projektet, komunikimet dhe ngjarjet që do të propozohen për përgatitjen dhe kremtimin e Jubileut 2025.

Përkthyer nga Avvenire

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme