10.5 C
Tirana
HomeKISHKonferenca e KKEKSH-it "KULTURA E PLURALIZMIT DHE E GJITHËPËRFSHIRJES NË EDUKIM"
HomeKISHKonferenca e KKEKSH-it "KULTURA E PLURALIZMIT DHE E GJITHËPËRFSHIRJES NË EDUKIM"

Konferenca e KKEKSH-it “KULTURA E PLURALIZMIT DHE E GJITHËPËRFSHIRJES NË EDUKIM”

Integrimi i vlerave evropiane në sistemin arsimor shqiptar

Sot me 6 dhjetor në ambientet e Tirana International po zhvillohet asambleja e Komisionit Kombëtar të Edukimit Katolik Shqiptar (KKEKSH) me temë “KULTURA E PLURALIZMIT DHE E GJITHËPËRFSHIRJES NË EDUKIM

Në fjalën përshëndetëse Imzot Arjan Dodaj Arqipeshkvi i Tiranë – Durrësit përgëzoi për punën e bërë deri më sot, e theksoi që shumë punë ka ende, por duke punuar të gjithë së bashku, ajo bëhet më e lehtë pasi bashkëndarja ndihmon në përmirësimin e cilësisë.

Motër Teuta Buka në fjalën e saj u ndal te formimi por edhe te rruga që arsimi katolik në Shqipëri po bën drejt Europës, vlerat, promovimi i besimit dhe kulturës në realitetin shqiptar.

Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra në cilësinë e presidentit të KKEKSH-it theksoi se angazhimi i shtuar i institucioneve tona për të punuar në rrjetë, për të përfshirë familjen në edukim por jo vetëm, e ku edukim nuk bëhet gjithnjë fjalë vetëm për fushën e arsimit, por duke përfshirë të gjithë faktorët, është në rrugën e duhur.

Paneli i ndarë në 3 pjesë ku diskutimi rreth temës ishte dinamik shërben në përmirësimin, formimin dhe përgjegjësinë e të gjithëve, si një prioritet që duhet patur në vëmendje NË dhe PËR fushën e arsimit.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme