24.5 C
Tirana
HomeKryesorKampionati Evropian i "Futsal" për meshtarët - Shqipëri 2024
HomeKryesorKampionati Evropian i "Futsal" për meshtarët - Shqipëri 2024

Kampionati Evropian i “Futsal” për meshtarët – Shqipëri 2024

Edicioni i XVI-të

Nis kampionati evropian i “Futsal” 2024 për meshtarët, ku 17 skuardra kombëtare nga gjithë Evropa do të jenë në Shkodër për 4 ditë nga data 5-9 shkurt.

Kombëtarja Shqiptare e cila pret për herë të parë në Shqipëri skuadrat Evropiane, i është besuar emrit të njohur Z. Armando Cungu, ku pikërisht në qytetin e Shkodrës do mirëpresi për 4 ditë kampionatin EUROPEAN CHAMPIONSHIP OF FUTSAL FOR PRIESTS 2024 duke zgjedhur pikërisht Shkodrën si djepin e artit e kulturës, futbollit, por edhe si djepin e harmonisë fetare, ndaj është dashur që këto tre elemente të vendosen sëbashku për këtë aktivitet, ku përtej sportit, është dhe një mundësi për të promovuar Shqipërinë dhe vlerat e saj.

Ky kampionat ka filluar rrugëtimin e tij në vitin 2015 në Austri. Nga ajo kohë deri më sot, Kombëtarja Shqiptare ka marr pjesë në çdo edicion të këtij eventi ku veç futbollit si sport, bashkëndahen momente vëllazërore mes njëri tjetrit duke nxitur e promovuar njëkohësisht vlerat e vendeve pjesëmarrëse.

Shqipëria nis kështu garën ditën e nesërme si pjesë e Grupit C, më poshtë grupet:

GRUPI A

Austri

Bjellorusi

Bosnjë dhe Hercegovinë

GRUPI B

Sllovaki

Serbi

Hungari

GRUPI C

Kroaci

Shqipëri

Slloveni

GRUPI D

Portugali

Kazakistan

Rumani

Mali i Zi

GRUPI E

Itali

Republika Çeke

Poloni

Kosovë

PROGRAMI

05/02/2024 – Ora 17.00 Mesha Shenjte dhe hapja zyrtare në Katedralen “Shën Shtjefni” Shkodër. Udhëheq SH. T. Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës njëkohësisht President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Pas Meshe, përshëndetja e Z. Armando Duka Presidentit i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zv/President i UEFA-s.

06/02/2024 – Ora 08.30 Mesha Shenjte: “Kisha e Shën Françeskut”, Gjuhadol. Udhëheq Sh. T. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit dhe Kryetar i Komisionit për Kulturën, në Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë.

07/02/2024 – Ora 10.30 Mesha Shenjte në Katedralen “Shën Pali”. Udhëheq Sh. T. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranës.

08/02/2024 – Ora 08.30 Mesha Shenjte tek Kisha e Salezianëve. Udhëheq Sh. T. Imzot Luigi Bonazzi, Nunc Apostolik në Shqipëri.  

Ora 17.00 Finalja dhe Ndarja e Çmimeve e cila do të jepen nga Sh. T. Imzot Angelo Massafra dhe nga Z. Benet Beci, Kryetari i Bashkisë Shkodër.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme