10.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësIpeshkvinjtë, pelegrinazh në vitin kushtuar Shën Jozefit
HomeJeta e KishësIpeshkvinjtë, pelegrinazh në vitin kushtuar Shën Jozefit

Ipeshkvinjtë, pelegrinazh në vitin kushtuar Shën Jozefit

Moter Alma Zogu

Ipeshkvinjtë e Kishës në Shqipëri bënë sot pelegrinazhin e tyre, në vitin kushtuar Shën Jozefit, në famullinë tonë të  Gjadrit e kushtuar pikërisht këtij shenjti. Në orën 10.30 luten me bashkësinë famullitare rruzaren dhe në oren 11.00 filloi kremtimi i meshës së Shenjtë. Ndërsa ipshkëvinjtë po hynin në proçesion me ministrantat dhe kryqin e ndërkohë që mbarë populli këndonte këngën hyrëse duke i dhënë lavdi Zotit, brenda meje lundronin emocione të ndryshme, më dukej sikur ishim si populli i Betlehemit, populli i panjohur dhe i vogël por i zgjedhur nga Zoti për gjëra të mëdha, kështu përjetova dhe  praninë e ipeshkëvinjëve në famullinë tonë. Në mëyrë të veçantë ndjeja që edhe muret e famullisë sonë shumëvjeçare që i kanë rezistuar fortunës komuniste duke qëndruar në këmbë, po kërcenin nga gëzimi dhe asnjëherë si sot nuk kishin qenë dëshmitarë të kësaj bukurie kaq të madhe, shtatë  ipeshkvinjë që bekuan dhe mbështeten këtë bashkësi të vogël.

Rreth atij altari barinjtë që bekonin grigjën e vet dhe luteshin për të dhe grigja që i jepte lavdi Zotit për barinjëtë e saj, kam ndjerë  frymën e një Kishe të vogël por njëkohësisht të madhe, të përvujtë e bujare, të dobët e të fortë. Momente të forta hiri ishin ato të jetuara sot për bashkësinë famullitare të shën Jozefit e cila kishte ditë që kishte filluar përgatitjet e saja për të mirëpritur ipeshkvinjtë e saj. Pas meshës së Shenjtë dhe bekimit solemn dukej sikur askush nuk dëshironte të kthehej në shtëpi, secili kishte dëshirë të takohej me barinjtë e kishës dhe të bashkëndante me të qoftë dhe dy fjalë, të kërkonte një bekim, të bënte një foto… ishin momente në të cilat kjo bashkësi u përforcua në fe, u inkurajua të ecë përpara dhe u konfirmua në dashuri.

Më pas vizita në shtëpinë Rozalba ishte dhe ky një moment i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm per secilin nga ne dhe për vajzat tona. Jetuam momente bashkëndarje në lidhje me realitetin e shtëpisë së familjes e momente vëllazërimi. Vajzat e shtëpisë “Rozalba” përjetojnë gjithmonë një gëzim të veçantë kur janë të vizituara nga persona që kanë dëshirë ti njohin, ndërsa këtë herë ishin edhe me shumë të lumtura që do të vizitoheshin nga të gjithë barinjtë e Kishës Shqiptare. Thjeshtësia me të cilën ipeshkvijntë hynë në kontakt me vajzat, bisedat, dëshirat e bashkëndara krijuan një klimë shumë familjare dhe të ngrohtë. Duke qenë se vajzat janë nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, përjetuan një ndjenjë përkatësie e miqësie me ipeshkvin e dioqezës së tyre. Me shumë dashuri vajzat u dhuruan nga një pikture me shën Jozefin, një dhuratë që simbolizon mirënjohjen, respektin dhe dashamirësinë ndaj tyre.

Mund të themi që prania e barinjve tanë është gjithmonë një prani konkrete e gjallë e pranisë së dashurisë hyjnore që përqafon në mënyrë të pakushtëzuar çdo njeri e çdo realitet. Vizita e tyre ishte një kënaqësi e madhe dhe një moment hiri për të gjithë.

Moter Alma Zogu
Motrat Venerini

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme