17.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësInaugurimi i fushës së fëmijëve dhe bekimi i shtatores së Zojës
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësInaugurimi i fushës së fëmijëve dhe bekimi i shtatores së Zojës

Inaugurimi i fushës së fëmijëve dhe bekimi i shtatores së Zojës

Motër Malvina Doçi FMA

Pandemia na mësoi që të jemi sa më shumë në kontakt me ajrin dhe me diellin. Duke parë situatën e oborrit të konsumuar në Qendrën “Maria Mazzarello” në Tiranë dhe me disnivele dhe ku ujrat e shiut nuk kullonin mirë, morëm iniciativën për përmirësimin e fushës që konsistoi në krijim e pendencave për kullim, shtrimin me beton, me pllake të pa rrëshqitshme dhe një pjesë e saj me pllaka tartani që më të vegjlit të luajnë e të argëtohen në siguri. Ftuam edhe prindërit të na ndihmonin në këtë iniciative të marrë nga ne motrat që të jepnin një kontribut sado të vogël sipas mundësive. Por zemërgjerësia e prindërve që aktualisht i kanë fëmijët këtu, por edhe prindërit që i kanë pasur fëmijët këtu më përpara dhanë kontributin e tyre duke tejkaluar pritshmëritë tona. Surprizat me të bukura ishin kur kemi pasur edhe donacione nga persona që në rininë e tyre kanë kaluar në shtëpitë tona Saleziane dhe tani si shenjë mirënjohje dhe falënderimi kanë dhënë kontributin e tyre.

Don Bosko thoshte: që secili i ri që hyn në një shtëpi saleziane është i mbrojtur nga Shën Maria. Oborri u rregullua fale kontributit të prindërve, por ne vërejtëm që qendrës sonë nuk i mjaftonte vetëm një oborr i bukur por edhe një shtatore e Zojës së Bekuar që i ndihmon fëmijët të kujtojnë që ato janë gjithmonë nën mbrojtjen e shën Marisë.

Prerja e shiritit të kuq nga Imzot Arjan Dodaj

Në pasditen e 27 tetorit së bashku me fëmijët e kopshtit, fëmijët e oratorit, të rinjtë, bashkësinë edukative, dhe me prindërit u mblodhëm për të bekuar shtatoren e Zojës së bekuar të cilën e bekoi Imzot Arjan Dodaj dhe me pas inaugurimin e fushës së fëmijëve. E gjitha filloi me një prezantim të shkurtër dhe fjalë mirënjohjeje nga një mësuese e Qendrës me pas fëmijët e Aferschool kënduan dhe kërcyen një kërcim drejtuar virgjërës Mari. Imzot Arjani përshëndeti te gjithë stafin prindërit dhe fëmijët aty të pranishëm me fjalë inkurajimi. Po ashtu dhe motër Teuta Buka, drejtoreshë e Qendrës falënderoi nga Zemra të gjithë të pranishmit dhe për bujarinë dhe dashamirësinë që ato kanë kundrejt nesh. Me pas vazhduam me bekimin e shtatores së Shën Marisë, bekimin e të gjithë të pranishmëve dhe me pas Mons. Arjani së bashku me Z. Fatmir Ndreka prenë shiritin e kuq. Mbyllja u bë me një kënge falënderimi të kënduar nga fëmijët dhe me pas me një kokeil të thjeshtë të përgatitur nga motrat Saleziane.

Shtatorja e Virgjërës Mari

Motër Malvina Doçi FMA

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme