21.5 C
Tirana
HomeKisha UniversaleImzot Yaldo: "Konferenca mbi Mesdheun do të ndihmojë të krishterët e Lindjes...
HomeKisha UniversaleImzot Yaldo: "Konferenca mbi Mesdheun do të ndihmojë të krishterët e Lindjes...

Imzot Yaldo: “Konferenca mbi Mesdheun do të ndihmojë të krishterët e Lindjes së Mesme”

Dje pasdite në kuvendin Santa Maria Novella nё Firence nisin punimet e takimit “Mesdheukufi i paqes”. Deri më 27 shkurt, 60 ipeshkvij dhe po aq kryetarë bashkish të vendeve në kufi me ‘Mare Nostrum’ do të diskutojnë për të drejtat dhe detyrat e komuniteteve fetare në realitetin e qyteteve, duke kujtuar martirët e besimit. Kardinali Betori, kryeipeshkёv i Firences kujton se “ёshtё fjala pёr një dialog që ka të gjithë karakterin e sinodalitetit”.

Nё takimin e Firences marrin pjesё edhe Arqipeshkvi Metropolit i Shkodёr-Pultit e Presidenti i Konferencës Ipeshkvore tё Shqipёrisё, Imzot Angelo Massafra, ipeshkvi i Administraturёs Apostolike tё Shqipërisë sё Jugut, Imzot Giovanni Peragine dhe kryeipeshkvi i Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj. Takimi do t’i japë hapësirën të madhe dialogut e dëgjimit, gjatё tё cilit të gjithë ipeshkvijtë dhe kryetarёt bashkive tё vendeve e qyteteve, që lagen nga Mare nostrum, do të flasin mbi rolin e “Mesdheut, si kufi i paqes”.

Pra, takimi i ipeshkvijve dhe kryebashkiakëve të Mesdheut me titull “Mesdheu, kufi i paqes”, i cili hapet sot në Firence dhe do të përfundojë të dielën më 27 shkurt me vizitën e Papёs Françesku, përfaqëson një shpresë për Imzot Basel Yaldo, ipeshkёv ndihmës i Bagdadit: “Jam i sigurt – thotë ai – se do t’i ndihmojë të krishterët e Lindjes së Mesme të qëndrojnë secili në vendin e vet, sepse nuk mund të imagjinohet një Lindje e Mesme pa të krishterë”.

Ëndrrat dhe shqetësimet

Në takimin e nivelit tё lartё mbi paqen dhe të ardhmen e popujve të Mare nostrum nё Firence, ipeshkvi ndihmës i kryeqytetit irakian, së bashku me Patriarkun Kaldeas të Bagdadit, Kardinalin Louis Raphael I Sako, do të sjellin shqetësimet dhe ëndrrat e popullit të stërmunduar irakian. “Vendi ynë po përjeton një periudhë shumë të vështirë, siç është edhe në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, për shembull Siria dhe Libani. Uroj qё ky takim i Firencёs tё mund të sjellë vërtet rezultate të mira”, shpreson ipeshkvi ndihmës i Bagdadit Imzot Yaldo.

Cila është situata në Irak sot?

Ende jo e qëndrueshme. Rezultatet e zgjedhjeve u pranuan, por qeveria nuk u formua: do të duhet ende kohë sepse, për fat të keq, çdo politikan dëshiron të udhëheqë e të komandojё. E pastaj ekzistojnë çështje tjera qё lidhen me korrupsionin çka i komplikon më tej gjërat. Megjithatë, ne të krishterët kemi një marrëdhënie të mirë me të gjithë. Kardinali Sako po punon për të gjetur një mirëkuptim ndërmjet të gjitha forcave politike tё vendit.

Ky takim që mbahet në Firence është edicioni i dytë i ‘ Mesdheu kufi i paqes’ që u mbajt për herë të parë, dy vjet më parë, në Bari tё Italisё. Çfarë frytesh dha samiti i parё?

Pas takimit në Bari, ne mbajtëm konferenca në Irak, Siri, Liban dhe Jordani, për të përcaktuar strategjitё me të cilat do të ndihmonim të krishterët në këto zona të Mesdheut. Dhe, në këtë front, ne vazhdojmë të punojmë, duke i kushtuar njё vëmendje të veçantë të rinjve të krishterë: atyre duhet t’u japim zgjidhje konkrete që të mos e braktisin vendin e tyre.

Një vit më vonë, më 5 mars, do të mbahet mend vizita historike katërditore e Papёs Françeskut në Irak. A ka ndonjë ngjarje përkujtimore të planifikuar në vend për këtë ngjarje?

Po sigurisht. Kryeministri bëri të ditur se Dita e Tolerancës do të kremtohet më 6 mars, sepse në të njëjtën ditë të një viti më parë Papa u takua me imamin shiit Ali al-Sistani në Najaf, ndërsa në Ur përqafoi përfaqësuesit e të gjitha feve. Më tej do të mbajmë një konferencë, në të cilën do të ftojmë të gjithë autoritetet civile, politike e fetare, si dhe një ekspozitë në të cilën, ndër të tjera, do të ekspozohen të gjithë librat kushtuar këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm dhe të paharrueshëm papnor. Së fundi, kemi planifikuar edhe një koncert e një shtegtim me të rinjtë në Ur tё Kaldejve.

Marrë nga (Radio Vatikani)

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme