7.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësImzot George Frendo: Rrugëtimi i sinodalitetit, me Kishёn drejt Sinodit 2023
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësImzot George Frendo: Rrugëtimi i sinodalitetit, me Kishёn drejt Sinodit 2023

Imzot George Frendo: Rrugëtimi i sinodalitetit, me Kishёn drejt Sinodit 2023

Arqipeshkvia Metropolitane “Tiranё-Durrёs” po përgatitet tё nisё rrugëtimin e Sinodit kushtuar “Sinodalitetit”. Siç dihet, Sinodi i ardhshëm do të mbahet në Vatikan në vitin 2023 dhe do tё jetё faza përfundimtare e një procesi 3-vjeçar që do të nisë në të gjithë Kishën Katolike, kudo ndodhet, në tetorin e 2021. Sinodaliteti është forma, që realizon pjesëmarrjen e gjithë popullit në mision tё Kishës. Kёshtu, procesi sinodal, i cili do të fillojë më 10 tetor 2021 nё Vatikan dhe një javë mё vonë nё tё gjitha Kishat dioqezane tё botës, ёshtё një rrugëtim i përbashkët kishtar. Rrugёtimi sinodal ёshtë padyshim një ngjarje e veçantë dhe një mënyrë zhvillimi e re për Kishën universale, e cila mund të përcaktohet si kairos – kohë e Zotit, çka kujton vetë thelbin e Kishës: udhën e përbashkët.

Sinodi i Ipeshkvijve është formë e vlefshme e shprehjes sinodale dhe kolegjiale tё Kishës sё Krishtit, qё ka filluar ma Papёn Pali VI, por nuk është dhe nuk duhet të jetë e vetmja. Nё kёtё proces tё sinodalitetit janё tё thirrur tё marrin pjesë besimtarët laikë, rregulltarët, rregulltaret dhe meshtarët, nën udhëheqjen e ipeshkvijve. Kishat vendore dioqezane do të marrin pjesë në Sinod nё Vatikan, pasi të ketë bërë një shqyrtim të gjendjes si Kishë, pasi tё kenë dëgjuar tё gjitha elementet e komunitetit, përfshirë periferitë.

Tema e Asamblesë XVI së Përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve caktua nga Papa Françesku është sigurisht ‘komplekse’, sepse “flet për bashkim, për pjesëmarrje e mision”, apo “për aspektet e sinodalitetit të një Kishe krijuese e të sinodalitetit”, ashtu siç e nënvizoi edhe vetë Ati i Shenjtё Françesku në fjalimin e mbajtur me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Sinodit. Po t’i kthehemi njërës prej Kishave vendore tё trevave shqiptare, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo ka folur rreth këtij Sinodi dhe sesi po përgatitet kjo Arkidioqezë për zhvillimin e këtij Sinodi.

Në fjalët e tij për “Vatican News”, Imzot Frendo ka kujtuar edhe pjesmarrjen e tij në Sinodin e Ipeshkvinjëve i zhvilluar në Romë në vitin 2015 dhe për fjalimin që ka bërë Papa Françesku në lidhje me 50-vjetorin e përkujtimit të Sinodit të parë të zhvilluar nga Papa Pali VI dhe se ky Sinod vjen edhe si një frymëzim për Dioqëzën e “Tiranë-Durrës” e cila në mars të këtij viti mbylli Sinodin e tij Dioqezan.

Është diçka krejt e re, nuk është bërë kurrë një Sinod me këto parime dhe në fakt është një Sinod që kërkohet të jetë në përgatitje për Sinodin e Ipeshkvinjëve që duhej të bëhej sivjet, por Papa ka vendosur që të bëhet në 2023-shin, por duhet të përgatitet nga Sinodet që duhet të bëhen në çdo dioqezë. Atëherë çdo Dioqezë duhet të mbajë një Sinod me këtë temë “Kisha Sinodale”. Ka kohë që Papa Françesku flet për Kishën Sinodale, mua më kujtohet që isha në vitin 2015, isha në emrin Kishës Katolike në Shqipëri, anëtar i Sinodit të Ipeshkvijve në Vatikan dhe gjatë atij Sinodi, Papa ka përkujtuar 50-vjetorin e dokumentit shumë të rëndësishëm kur Papa Pali VI ka hapur Sinodin një iniciativë të re, që çdo tre vjet të bashkohet sinodi i ipeshkvijve me përfaqësimin e ipeshkvinjëve nga gjithë bota. Po isha atje kur Papa Françesku ka përkujtuar 50-vjetorin e atij vendimi të Papa Palit VI dhe ka bërë një fjalim shumë interesant në të cilin ka treguar që Kisha nga vetë natura e saj është sinodale. Çfarë do të thotë Sinod? Sinod do të thotë bashkimi i disa përfaqësuesve të Kishës të cilët diskutojnë për të marrë disa vendime dhe atëherë vendimet nuk bëhen vetëm nga Kryetari i Kishës, nga Papa, por bëhen nga Papa pasi i ka konsultuar jo vetëm me Ipeshkvinjtë, por edhe nëpërmjet Ipeshkvinjëve edhe me priftërinjtë, me rregulltarët e laikët. Madje mund të themi ky sinod që do të bëhet për Sinodalitetin e Kishës, sigurisht që do të gjejë në Sinodin që në kemi mbaruar në Mars në Dioqezën tonë do të gjejë një frymëzim, sepse në Sinodin tonë Dioqezankemi folur shumë për Kishën, Kisha që është në dialog me kulturën, Kisha që është aktive jo vetëm nëpërmjet  Ipeshkvinjëve dhe priftërinjëve, por edhe nëpërmjet rregulltareve dhe laikëve dhe e kemi theksuar shumë në këtë sinod, kemi theksuar shumë rolin aktiv të laikeve në dioqezë dhe prandaj kjo ka qënë një eksperiencë që do të na ndihmojë në Sinodalitetin e Kishës”, është shprehur Imzot Frendo.

Gjithashtu Imzot Frendo ka dhënë edhe disa detaje mbi organizimin dhe përgatitjet që po bën Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës për Sinodin i cili pritet të filloje me 17 tetor, një javë pas hapjes në Vatikan nga Papa Françesku.

Tashmë kam thirrur një meshtar nga Dioqeza jonë, At Bernard Caruana i cili do të jetë përgjegjës për këtë Sinod, së bashku me Vikarin e Përgjithshëm dhe Ipeshkvin Ndihmës dhe me mua do të punojmë për të zhvilluar këto tema: “Bashkim, Pjësmarrje dhe Mision”. Bashkim sepse së pari duhet të kuptojmë e të kemi gjithmonë parasysh se jemi të bashkuar, jemi një Kishë dhe Pjesmarrja tregon se jemi anëtarë aktiv nuk jemi objekt, jemi edhe subjekt, nuk jemi pasiv por aktiv dhe prandaj kemi këtë angazhim si apostuj, e nga kjo vjen atëherë edhe misioni sepse është një pjesmarrje por që të shpallim botës, të jemi një Kishë pentekostale, një kishë që në Rrëshaje kemi dalë për tia shpërndarë lajmin e mirë të gjithë popujve. Me 10 tetor do të hapet Sinodi në Romë në Vatikan, dhe pas një jave do të hapet në çdo dioqezë. Ne në fakt në dioqezën tonë do ta hapim në Meshën e së Dielës, me 17 tetor pasdite dhe natyrisht me pjesmarrjen e meshtarëve tanë, me një pjesmarrje besoj të madhe të besimtarëve tanë që të kujtojmë në vetë që jemi një Kishë e Gjallë, e Bashkuar dhe aktive. Çdo besimtar do të ketë mundësitë të na shkruajë, të na kontaktojë dhe natyrisht pastaj në bisedat në nivel sinodal, nuk mund të thërrasim të gjithë besimtarët tanë, është e pamundur, por do të kemi një përfaqësim të konsideruëshëm të laikëve. Do të jemi në ansamble, mund ti ndajmë në komisione/grupe siç kemi bërë në Sinodin dioqezan, por në takimin e këshillit presbiterial që do të bëhët pas dy javësh do të diskutohet për mënyrën sesi do ta zhvillojmë këtë Sinod”, e mbyll mesazhin e tij Arqipeshkvi i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme