Arqipeshkvi Metropolit i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj ka vendosur Atë Bernard Caruana në rolin e Vikarit të Përgjithshëm të kësaj Arqidioqeze.
Ky vendim i është komunikuar me anë të letrës së parë që Mons. Dodaj iu ka dërguar klerit, rregulltarëve, rregulltareve dhe popullit.
Njoftimi i Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës:
Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj FDC, me gëzim ka komunikuar me anë të letres së tij të parë drejtuar klerit, rregulltarëve, rregulltareve dhe popullit – ku ka vendosur që Vikari i Përgjithshëm i Arqidioqezes të jetë Atë Bernard Caruana O.P. aktualisht famullitar i famullisë Shën Dominiku në Durrës.
I urojmë Atë Bernardit, shumë suksese në këtë detyre kaq të rëndësishme në Arqidioqezen tonë, bekimet e Zotit të shoqërofshin gjithnjë