Sot Arqipeshkvi i emëruar i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, ka pritur në një takim, Ambasadorin e Austrisë në Tiranë Sh. T. Dr. Christian Steiner.
“Urimet më të mira për ju dhe Kishën në Shqipëri” ishin fjalët e para të Dr. Steiner drejtuar Imzot Dodaj. “Vij këtu për të bashkëndarë me ju urimet e mia dhe vendit tim për emërimin tuaj dhe për të gjithë komunitetin katolik”, vijoi Ambasadori Steiner.
Imzot Dodaj, falenderoi ambasadorin dhe gjithë Republikën e Austrisë për kontributin e madh të dhënë ndër shekuj. “Mirënjohje nga ana jonë në çdo lloj ndihme e mbështetjeje, që keni dhënë dhe vijoni te jepni për popullin tonë”, ishin fjalët e Imzot Dodaj drejtuar ambasadorit austriak.
Në fund të takim Imzot Dodaj, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi i dhuroi Ambasadorit Dr. Steiner figurën e Zojës “Mbretëreshë e Paqes”, duke shkëmbyer urimet më të mira në këtë prag Krishtlindjeje.
Elidon Dodaj