16.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësFr. Massimo Fusarelli, ofm, zgjidhet si Gjenerali i i ri Urdhnit të...
HomeJeta e KishësFr. Massimo Fusarelli, ofm, zgjidhet si Gjenerali i i ri Urdhnit të...

Fr. Massimo Fusarelli, ofm, zgjidhet si Gjenerali i i ri Urdhnit të Fretërve Minorë

Frat Massimo Fusarelli është zgjedhur si Ministër i Përgjithshëm i Urdhnit të Fretërve Minorë nga Kapitulli i Përgjithshëm.

Njoftimi është bërë nga Shkëlqësia e Tij, Kardinali João Braz de Aviz, Prefekt i kongregatës për Istitutet e jetës së kushtuar dhe shoqëritë e jetës Apostolike, i caktuar nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku si Kardinal Delegat dhe president i Kapitullit Gjeneral OFM 2021.

Fr. Fusarelli është zgjedhur si pasuesi i 121° Shën Françeskut dhe do ta mbajë këtë post për vitet 2021-2027.

Fr. Massimo lindi në Romë më 30 Mars 1963, veshi zhgunin Françeskan më 28 korrik 1982. Më 30 korrik 1983 bëri kushtet e përkohshme, Kushtet e Përjetshme i bëri më 8 janar 1989. Më 30 shtator 1989 u shugurua Meshtar.

Shkollën Filozofike dhe Teologjike e kreu në Antonianum të Romës. Ka përfunduar Licensën në Shkencat Patristike në Augustinianum të Romës.

Ishte Këshilltarë Provincial i Provincës së Romës, Animator i kujdesit baritor për thirrjet dhe më pas edhe i formimit të vazhdueshëm, disa herë Guardian i Kuvendeve Françeskane. Sekretari i Përgjithshëm i Urdhnit për Formimin dhe Studimet nga 2003 në 2009. Vizitor i Përgjithshëm për Provincën e Napolit dhe më pas për procesin e bashkimit të Provincave të Italisë Veriore. Ishte Guardian dhe Famullitar në Kuvendin e Shën Françeskut të Ripës dhe përgjegjës i projektit për mikpritjen e të varfërve. Aktualisht ishte Ministër Provincial i Provincës së Abruzzo-Lazio.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme