11.5 C
Tirana
HomeKISHErnest Simoni, kardinali Shqiptar përkrah Papa Françeskut: Mbrëmë në vigjiljen në...
HomeKISHErnest Simoni, kardinali Shqiptar përkrah Papa Françeskut: Mbrëmë në vigjiljen në...

Ernest Simoni, kardinali Shqiptar përkrah Papa Françeskut: Mbrëmë në vigjiljen në Shën Pjetër, dhe sot në bekimin URBI ET ORBI

Sot në sheshin e Shën Pjetrit ishte i pranishëm përkrah Papa Françeskut, edhe kardinali Shqiptar 94-vjeçar Ernest Simoni, për të festuar Pashkën në mbarë botën, si edhe për bekimin e përvitshëm URBI ET ORBI.

Historia e Kardinalit tronditi botën kur u publikua pas rënies së regjimit.

Në vitin 2016 Kisha e shpalli atë kardinal. Ernest Simoni u arrestua në Shqipëri në vitin 1963 dhe mundi të gëzonte sërish lirinë pas 27 vitesh të gjata persekutimi të ashpër komunist.

Për shqiptarët Ernest Simoni është një hero i cili përfaqëson lirinë civile akoma përpara asaj fetare.

U konsiderua nga komunistët si “armik i popullit” dhe vetëm në vitin 1990, me rënien e regjimit komunist ai i’u rikthye lirisë, duke ndërmjetësuar, edhe për pajtimin e njerëzve dhe familjeve të ndara.

Mbrëmë Papa Françesku pagëzoi tetë të rritur në meshën e natës së Pashkës: tre me origjinë nga Shqipëria të cilët mbërritën në Romë me kardinalin Simoni, dy nga Shtetet e Bashkuara, një nga Nigeria, një nga Venezuela dhe një nga Italia.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme