8.5 C
Tirana
HomeLajmeDom Gjergj Meta: Legalizimi i kanabisit si kalë Troje
HomeLajmeDom Gjergj Meta: Legalizimi i kanabisit si kalë Troje

Dom Gjergj Meta: Legalizimi i kanabisit si kalë Troje

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta e cilëson nismën për legalizimin e kanabisit farmaceutik në vend, si kali i Trojës për shumë ngjarje që mund të pasojnë më tej.

Po ashtu sipas Dom Gjergjit është e çuditshëm fakti se një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate.

Dom Gjergji thekson se ky legalizim mund të jetë paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze.

Postimi i plotë:

LEGALIZIMI I KANABISIT SI KALË TROJE …

Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre. Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze.

Personalisht më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate.

Nuk do të doja të besoja se disa nga këto ide janë si dikur “…me propozim nga poshtë e vendim nga lart” (për kujtesë më 9 maj 2020 kryeministri ka thënë se ka një vit që qeveria po punon me draftin e ligjit për legalizimin e kanabisit, d.m.th. qysh më 2019).

Më keq akoma nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike.

Kaq për momentin për lajmin e mundësisë së legalizimit të kanabisit që u artikulua këto dy ditë.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme