10.5 C
Tirana
HomeKISHDita Kombëtare e Ministrantëve; Jeni një pjesë e zgjedhur dhe e privilegjuar...
HomeKISHDita Kombëtare e Ministrantëve; Jeni një pjesë e zgjedhur dhe e privilegjuar...

Dita Kombëtare e Ministrantëve; Jeni një pjesë e zgjedhur dhe e privilegjuar e Kishës.

Gurëz, Prill 2024

Me iniciativën e Qendrës Kombëtare të Thirrjeve, në Gurëz u organizua Dita Kombëtare e Ministrantëve.

Më shumë se 600 ministrantë nga të gjitha Dioqezat e Shqipërisë kaluan sëbashku një ditë lutjeje, formimi dhe argëtimi.

Ato u mirëpritën nga Sh.T.Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit, i cili pas përshëndetjes, u kujtoi atyre se janë një pjesë e zgjedhur dhe e privilegjuar e Kishës.

Katekeza e rastit u zhvillua nga Dom Artur Jaku, Rektor i Shenjtërores së Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër.

Meshës i priu bariu i dioqezës së Sapës Imzot Simon Kulli, i cili gjatë homelisë, kujtoi përvojën e tij thirrore, dhe u shpreh se shërbimi ndaj Zotit me dashuri, është dëshmia më e bukur që nxit thirrje dhe që zbukuron jetën e njeriut.

Në këtë aktivitet Ishin të pranishëm gjithashtu një numër i madh motrash dhe meshtarësh nga dioqeza të ndryshme.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme