1.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësDITA BOTËRORE RINORE
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësDITA BOTËRORE RINORE

DITA BOTËRORE RINORE

Të rinjtë në Tiranë bashkohen me Papa Françeskun dhe të rinjtë në Lisbonë

Vigjilja e Ditës Botërore rinore në Lisbonë 2023, u përjetua drejpërdrejt “via streaming” nga 125 të rinj të mbledhur tek UZKM në Tiranë. Pjesëmarrësit vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Italisë.

Ngjarja u përqëndrua në harkun kohor nga ora 18:30 e datës 5 gusht deri në orën 12:00 të datës 6 gusht.

Disa nga momentet më domethënëse ishin: vigjilja e të rinjëve me Papa Françeskun, adhurimi gjatë gjithë natës dhe bashkëndarja pas Homelisë së Papa Françeskut.

Takimi është hijeshuar nga një atmosferë rinore gëzimi e feste, dëgjimi të thellë e reflektimi gjatë lidhjes me Lisbonën dhe adhurimit për t’u theksuar fryma e bashkimit që të rinjtë kanë krijuar me njëri-tjetrin edhe pse vinin nga vende, famulli e përvoja të ndryshme shpirtërore. Kjo për të na dëshmuar forcën dhe bukurinë e Krishtit në zemrat e të gjithëve.

Gjatë bashkëndarjes disa të rinj kanë shprehur ndikimin që kanë pasur tek ato fjalët e Papës “Mos kini frikë!”, ndikimin që Jezusi ka në jetën e tyre. Bashkëndarja është përshkuar nga ndjenja falenderimi “që është krijuar kjo mundësi për ta përjetuar bashkë këtë event solemn të Kishës”.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme