31.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësAsambleja Dioqezane – Një moment bashkimi dhe udhërrëfimi shpirtëror.
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësAsambleja Dioqezane – Një moment bashkimi dhe udhërrëfimi shpirtëror.

Asambleja Dioqezane – Një moment bashkimi dhe udhërrëfimi shpirtëror.

Ndërtojmë Bashkësinë – Me Zotin ndezim thirrjen për të dashur dhe për të shërbyer

Të shtunën, më 21 qershor 2025, në ambientet e Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, u mbajt Asambleja Dioqezane, një ngjarje me rëndësi të veçantë për jetën baritore të Kishës sonë. Nën udhëheqjen shpirtërore të bariut të dioqezës, Imzot Arjan Dodaj F.d.C., kjo asamble mblodhi së bashku meshtarë, rregulltarë, motra rregulltare dhe përfaqësues të ndryshëm të besimtarëve laikë nga famullitë dhe realitetet kishtare të Arqidioqezës.

Në themel të çdo asambleje kishtare qëndron një e vërtetë thelbësore: Kisha nuk është një organizatë njerëzore, por bashkësia e thirrur nga Zoti, e formuar nga Fjala, nga Eukaristia dhe e gjallëruar nga Shpirti Shenjt.

Ndërtimi i bashkësisë nuk nis nga strategjitë apo planet, por nga misteri i thirrjes: “Nuk më zgjodhët ju mua, por unë ju zgjodha ju” (Gjn 15,16). Kështu, bashkësia është dhuratë, por njëkohësisht edhe thirrje për një përgjegjësi të përbashkët.

Pas një momenti të përbashkët lutjeje, Arqipeshkvi mbajti një fjalë përshëndetëse dhe nxitëse, duke theksuar rëndësinë e rrugëtimit sinodal dhe të bashkëpunimit ndërmjet të gjithëve për t’i dhënë jetë një Kishe gjithnjë më misionare, më mikpritëse dhe më të afërt me nevojat e njerëzve.

Në vijim të punimeve, u sollën reflektime mbi sfidat dhe përparësitë e shërbesës baritore, me theks të veçantë mbi angazhimin me të rinjtë, formimin për thirrje meshtarake dhe rregulltare, kujdesin ndaj më të fundit, si dhe dialogun ndërfetar e ekumenik.

Asambleja Dioqezane dëshmoi edhe një herë frymën e bashkësisë që i jep jetë Kishës sonë, e cila, e udhëhequr nga bariu i saj, vijon të ecë me guxim në dritën e Ungjillit dhe nën udhëheqjen e Shpirtit Shenjt.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme