10.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësApeli i Këshillit të Konferencave Ipeshkvore Evropiane për paqen në Ukrainë
HomeJeta e KishësApeli i Këshillit të Konferencave Ipeshkvore Evropiane për paqen në Ukrainë

Apeli i Këshillit të Konferencave Ipeshkvore Evropiane për paqen në Ukrainë

Në emër të Hyjit, ndaluniThirrje për paqen në Ukrainë

Nga Firence, ku po zhvillohet takimi “Mesdheu, kufiri i paqes”, Shkëlqesia e Tij Imzot Gintaras Grušas, Arqipeshkëv i Vilnius dhe President i Këshillit të Konferencave Ipeshkvore Evropiane (CCEE), drejton një apel plot dhimbje për paqen në Ukrainë.  

Kishat që janë në Evropë dënojnë me forcë atë që ndodhi mbrëmë në Ukrainë: ne duhet të veprojmë së bashku dhe me vendosmëri për t’i dhënë fund menjëherë agresionit rus dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur gratë, burrat dhe fëmijët e pafajshëm: në emër të Hyjit ndaluni tani!

Komuniteti ndërkombëtar, dhe veçanërisht Bashkimi Evropian, të mos lërë pa provuar asnjë rrugë për ta ndalur këtë konflikt, që armët t’i lënë vendin dialogut dhe negociatave, në mënyrë që të mbrohet e drejta ndërkombëtare, pavarësia dhe sovraniteti territorial i Ukrainës. Për t’i dhënë fund një lufte që do të shtrihej në mënyrë të pashmangshme nga Ukraina te shtetet fqinje dhe do të bëhej një kërcënim për të gjithë Evropën.

Ipeshkvijtë evropianë dhe bashkësitë e krishtera luten për viktimat e këtij konflikti dhe për familjarët e tyre, ata janë pranë atyre që vuajnë nga këto akte dhune.

Ata i bashkohen ftesës së Papa Françeskut që kërkon lutje dhe agjërim për paqen: “Mbretëresha e Paqes e ruajt botën nga marrëzia e luftës”.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme