Të njohim veten.
Ditën e sotme në Katedralen e Shën Palit Tiranë u zhvillua Asambleja Dioqezane.
Shqyrtimi a shoshitja e mirë kërkon edhe njohjen e mirë të vetvetes. Gjë që mund ta bëjmë vetëm përmes shfrytëzimit të aftësive tona njerëzore: kujtesës, intelektit, vullnetit, ndjenjave. Shpesh nuk arrijmë t’i dallojmë si duhet gjërat, pikërisht sepse nuk e njohim mirë vetveten dhe kështu nuk arrijmë ta kuptojmë çfarë duam në të vërtetë.
Pikërisht nga ky dialog i pamjaftueshëm ndërmjet jetës fetare dhe përmasës së njohjes së vetvetes lindin dyshimet shpirtërore dhe krizat që kanë të bëjnë me thirrjet për të ndjekur rrugët e ndryshme të jetës.