Arqipeshkvi Metropolit i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj po viziton Dioqezën e Bari-Bitonto me një ftesë të Arqipeshkvit, Imzot Giuseppe Satriano.
Gjithashtu Imzot Dodaj u takua edhe Prefekten e Barit, Antonia Bellomo. Vizita e tij ka vazhduar në Kolegjin universitar Poggiolevante, ku u prit nga i gjithë stafi dhe në fund bëri një takim me disa përfaqësues të Caritas Bari.
Në orën 19:00, Imzot Dodaj kremtoj Meshën e Shenjtë me një pjesë të komunitetit shqiptar që gjendet në qytetin e Barit. Pas kremtimit për nder të Arqipeshkvit ishte organizuar një moment festiv pranë motrave Alcatarine. Në Meshën e Shenjtë ishte i pranishëm edhe Konsulli i Shqipërisë në Bari Z.Arjan Vasjari.