10.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësPapa: çdo person i pagëzuar thirret në ungjillëzim
HomeJeta e KishësPapa: çdo person i pagëzuar thirret në ungjillëzim

Papa: çdo person i pagëzuar thirret në ungjillëzim

Ndjeti i lutjes së Papёs Françeskut për muajin tetor është për dishepujt misionarë, në mënyrë që të gjithë të krishterët të përfshihen në ungjillëzim. Video-mesazhi i Papës është botuar, si zakonisht, nga Rrjeti Botëror i Lutjes.

Publikojmë më poshtë tekstin e videos së Papës me qëllimin e lutjes për muajin tetor të shpërndarë përmes Rrjetit Botëror të Lutjeve të Papës me temën Dishepuj misionarë: “Le të lutemi që çdo i pagëzuar të jetë i përfshirë në ungjillëzim, i gatshëm për mision, përmes një dëshmie të jetës që ka shijen e Ungjillit”.

Videomesazhi i Atit të Shenjtë:

Jezusi na kërkon të gjithëve ne, edhe ty, që të jemi dishepuj misionarë. A je gati?

Mjafton të jemi të gatshëm për thirrjen e tij dhe të jetojmë të bashkuar me Zotin në gjërat më të përditshme: punë, takime, angazhime të përditshme, ngjarje të çdo dite, duke lejuar që Shpirti Shenjt të na udhëheqë përherë.

Nëse Krishti të lëviz, nëse i bën gjërat sepse Krishti të udhëheq, të tjerët e kuptojnë lehtësisht.

E dëshmia jote e jetës ngjall admirim dhe admirimi i bën të tjerët të pyesin: “Si është e mundur të jetë kështu?”, ose “Nga i vijnë këtij njeriu dashuria me të cilën i trajton të gjithë, dashamirësia, humori i mirë?”.

Le të kujtojmë se misioni nuk është prozelitizëm, por bazohet në një takim mes njerëzve, në dëshminë e burrave dhe grave që thonë: “Unë e njoh Jezusin, do të më pëlqente që ta njihje edhe ti”.

Vëllezër dhe motra, le të lutemi që çdo i pagëzuar të jetë i përfshirë në ungjillëzim dhe të jetë i gatshëm për mision, përmes dëshmisë së tij të jetës. E që kjo dëshmi jete të ketë shijen e Ungjillit.

Përkthyer nga Vatican News

Mond MARKU

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme